Berisha "zbret" deputetet ne toke
Deputetet, zv/ministrat, drejtoret, keshilltaret, pa makina, por me bonuse. Fundjava per kreret e larte, 50 mije leke ne vit
Fatjona Mejdini
Berisha "ul" ne toke zyrtaret e larte, te cilet deri me tani kishin makine ne dispozicion. Mes tyre, anetaret e Parlamentit, nivelet e dyta dhe te treta te qeverisjes, te Presidences dhe te institucioneve kushtetuese dhe te tjera. Njeheresh kufizim levizjeje per Presidentin, kryeparlamentaren, kryeministrin dhe kryetarin e opozites, qe duan te levizin ne fundjave, me makinen e shtetit, pa paguar 50 mije leke ne vit. Deputetet dhe zyrtaret e tjere te larte, te cilet kishin ne dispozicion makina me shofer per transportin e tyre, tashme duhet ta sigurojne vete ate. Kryeministri Berisha, nepermjet vendimit te miratuar dje ne mbledhjen e qeverise, mbajti premtimin e dhene gjate fushates elektorale per shkurtimin e metejshem te shpenzimeve, per sa i perket privilegjeve qe mund te gezonin zyrtaret e larte. Projektligji "Per rregullimin e sherbimit te transportit per funksionaret e larte dhe nepunesit civil", i cili mori miratimin e qeverise lejon qe vetem nje kategori e caktuar zyrtaresh si, kryeministri, Presidenti, kryetarja e Kuvendit, ministrat dhe kreret me te larte te institucioneve kushtetuese, te kene automjet me targe zyrtare. Madje, nje klauzole e vecante ne projekt thekson se keta zyrtare te rangut te larte, do te mund ta perdorin makinen e tyre me targa zyrtare jashte diteve te punes, vetem kundrejt nje shume te caktuar mujore. "Ne rast se duan te levizin ne fundjave me makinat e tyre zyrtare, Presidenti, kryetari i Parlamentit dhe kryeministri duhet te depozitojne ne llogarine e institucionit 50 mije leke ne vit, per karburantin. Kjo ne rast se duan ta perdorin automjetin ne kohen jashtezyrtare", deklaroi Berisha. Sipas tij, te drejten e targes zyrtare dhe trajtimin si te gjithe zyrtaret e tjere te larte do ta kete edhe kryetari i opozites, dhe kryetari i bashkise se Tiranes, qe ne rastin konkret njesohet vetem me emrin e Edi Rames. Ne lidhje me deputetet dhe kryetaret e bashkive te tjera te medha te vendit, do te jepet nje bonus prej 45 mije leke ne muaj, ne menyre qe ata te perballojne vete shpenzimet per transportin e tyre. Nga ana tjeter, sipas draftit, bonuse do t'i jepen edhe zyrtareve te tjere, ne sasi me te uleta, nisur nga fakti se ata kane gezuar te drejten, e te pasurit te nje makine me shofer. Kjo mase eshte marre per t'i vene fre shpenzimeve te larta qe ndodhnin, duke nenvizuar faktin se nga vendosja e kesaj praktike te re, buxheti i shtetit kursen se paku 30 milione dollare ne vit. "Abuziviteti me keto praktika, ka bere qe ne institucione te ndryshme te shpenzohen nga 12 mije dollare, ne 67 mije dollare ne vit per shoferet. Ne duhet te bejme transparencen. Shpatullat e taksapaguesve shqiptare, nuk e perballojne dot dicka te tille", deklaroi Berisha. Sipas tij, ky ligj percakton praktika dhe norma krejtesisht te tjera, te standardeve te vendeve te civilizuara, per transportin e zyrtareve dhe funksionareve. "Ligji shkeput ne menyre perfundimtare establishmentin shqiptar, zyrtaret dhe funksionaret e shtetit, nga praktikat e trasheguara te nomenklatures komuniste", deklaroi Berisha. Por sipas tij, ky ligj u njeh te drejten, gjithashtu ketyre zyrtareve te larte, te gezojne bonuse dhe privilegje shtese, ne lidhje me pergjegjesine dhe me detyren qe duhet te kryejne.
Fleksibiliteti
Ndonese sipas Berishes, kostoja per shpenzimet mujore te deputeteve per transportin duhet te jete fikse, ai gjithashtu theksoi se Parlamentit duhet t'i lihet fleksibilitet, qe te mund te respektoje distancen e deputeteve.
Zyrtaret qe preken dhe perfitimi
Kursimet dhe harxhimet
30 milione dollare kursimi ne nje vit.
67 mije dollare ne vit harxhohej per shoferet
Drejtuesit qe do te lejohen te mbajne targen "Z":
Kryeministri
Presidenti
Kryetarja e Kuvendit
Ministrat
Shefi i Shtabit te Pergjithshem
Drejtori i Pergjithshem te Policise
Drejtori i Sherbimit Informativ
Kreret e institucioneve Kushtetuese
Kryetari i Opozites
Kryebashkiaku i Tiranes
Ne rast se ata do ta perdorin makinen ne fundjave, duhet te paguajne 50 mije leke ne vit.
Zyrtaret qe do te kompensohen me 45 mije leke ne muaj:
Deputetet
Kryetaret e bashkive te medha te vendit
Zyrtaret qe do te kompensohen me 35 mije leke ne muaj:
Zevendesministrat
Keshilltaret e Presidentit, Parlamentit, Kryeministrit
Drejtuesit e Enteve Rregullatore
Komandantet e Forcave te Armatosura
Zevendesdrejtoret e Policise dhe Sherbimit Informativ
Kryetari i Inspektoratit te Deklarimit te Pasurive
Anetaret e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve
Anetaret e Akademise se Shkencave
Rektoret e universiteteve
Zevendeskryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise
Gjyqtaret e Gjykates se Larte
Gjyqtaret e Gjykates Kushtetuese
Drejtuesit e Prokurorise
Drejtuesit e Gjykates se Krimeve te Renda, te Shkalles se Pare dhe te Apelit.
Zyrtaret qe do te kompensohen me 30 mije leke ne muaj:
Kryetaret e bashkive te vogla
Drejtues se agjencive qeveritare
Zyrtaret e tjere trajtohen me 200 mije leke, te cilet kane pasur veture me teper per tradite.