Kushtet e pranimit te punonjësve ne Tatime
Kriteret për ngritjen në detyrë dhe rregullat për pranimin. Si ndryshojnë parametrat sipas secilës kategori në Tatime
Tiranë - Vendimi i qeverisë për administratën tatimore ka detajuar dhe mënyrën se si do të kryhen rekrutimet e punonjësve të rinj, por edhe hapësirat dhe kriteret për ngritjen në detyrë. Sipas këtij vendimi, struktura organizative dhe numri i përgjithshëm i personelit të administratës tatimore qendrore miratohen nga kryeministri, me propozimin e ministrit të Financave, pas bashkërendimit me DAP-in, ndërsa organigrama e administratës tatimore qendrore miratohet nga ministri i Financave, me propozimin e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve. Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve (DPT), në zbatim të strukturës analitike të miratuar dhe nevojave funksionale, shpall vendet e lira. Pranimi i nëpunësve të administratës tatimore kryhet nëpërmjet procedurave të konkurrimit të hapur, në bazë të meritave. Konkurrimi zhvillohet në tri faza. Faza e parë është shpallja e konkurrimit, që bëhet nga drejtoria/sektori apo zyra e personelit dhe përmban kërkesat e përgjithshme, të përcaktuara në Vendimin nr. 231, datë 11.5.2000 të Këshillit të Ministrave. Faza e dytë do të jetë testimi, i cili bëhet me shkrim dhe me gojë. Drejtoria/sektori apo zyra e personelit përkatës në administratën tatimore qendrore ngre komitete të veçanta, me 5 anëtarë, përkatësisht zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të shërbimeve mbështetëse, drejtorin/përfaqësuesin e zyrës së sektorit të shërbimeve mbështetëse, eprorin direkt për pozicionin e vendit të shpallur të lirë dhe dy personalitete të fushës ekonomike, me profil finance dhe juridike. Ndërsa faza e tretë do të jetë vlerësimi.
Komiteti
Komiteti i vlerësimit është i detyruar të hartojë një listë me tre kandidatët me rezultatet më të larta, duke u bazuar kryesisht në rezultatet e testimeve, por edhe në kualifikimet, përvojën profesionale dhe botimet shkencore. Rezultatet e testimit dhe pikët maksimale janë përkatësisht 70 pikë në rezultatin e testimit, 10 pikë për përvojën në punë të kandidatit, 8 pikë për kualifikimet, 8 pikë për botimet shkencore dhe 4 pikë për aftësitë personale, të veçanta. Vlerësimi nga komiteti të 3 kandidatëve me pikët më të larta. Rezultati shpallet në një vend të dukshëm. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve zgjedh njërin nga tre kandidatët e përzgjedhur nga komiteti. Drejtoria/sektori apo zyra e personelit, brenda 4 ditëve, boton rezultatin e konkurrimit në dy gazetat kombëtare me qarkullim më të madh.
Ngritja në detyrë
Ngritja në kategori përbën kalimin nga një kategori më e ulët në një kategori më të lartë. Në procedurën e ngritjes në kategorinë C1 lejohen të marrin pjesë kandidatët që janë të punësuar në sistemin tatimor qendror, në kategorinë C2, dhe që kanë shërbyer në këto kategori për të paktën 2 (dy) vjet, pa ndërprerje, me kusht që të plotësojnë kërkesat e përcaktuara për secilën kategori në tabelën e posaçme të kritereve. Në rast se numri i punonjësve ekzistues, kandidatë për vendin e lirë, është më i vogël se 4, zbatohen procedurat e konkurrimit të hapur për shtetasit që plotësojnë kriteret e përgjithshme dhe
të veçanta, të përcaktuara në tabelën e posaçme. Forma e ngritjes në kategorinë C1 bëhet me testim, me shkrim dhe intervistë. Drejtoria e Burimeve Njerëzore në DPT shpall konkurrimin për vendet e lira të punës për kategorinë C1. Njoftimi përmban: a) numrin dhe vendndodhjen e vendeve të lira të punës; b) kushtet e veçanta për të marrë pjesë në testim; c) listën e dokumenteve që duhen paraqitur; ç) procedurat dhe kriteret e përzgjedhjes; d) afatin dhe vendin e dorëzimit të dokumenteve; dh) cilësitë e kërkuara për t’u pranuar në konkurrim; e) kufizimet në moshë, nëse është e domosdoshme;
ë) ndonjë kërkesë të veçantë për ndonjë vend pune të veçantë; f) datën, kohën dhe vendin ku do të kryhet testimi me shkrim; g) materialet teorike mbi të cilat do të mbështetet testimi.
Procedura për ngritjen në kategoritë B dhe A
Për ngritjen në kategoritë B dhe A lejohen të marrin pjesë kandidatët, të cilët, në çastin e konkurrimit punojnë, përkatësisht, në kategoritë C1 e B dhe që plotësojnë këto kushte:
a) Për kategorinë B, të ketë punuar, pa ndërprerje, 2 (dy) vjet në kategorinë C1;
b) Për kategorinë A, të ketë punuar, pa ndërprerje, 2 (dy) vjet në kategorinë B1.
Në rast se numri i punonjësve ekzistues, kandidatë për vendin e lirë, është më i vogël se 4, zbatohen procedurat e konkurrimit të hapur për shtetasit, që plotësojnë kriteret, e përgjithshme dhe të veçanta, të përcaktuara në aneksin nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Konkursi është i hapur dhe për persona me kualifikime të veçanta pasuniversitare ose personat që kanë kryer studime në vendet perëndimore, në fushat që përcaktohen në tabelën e posaçme. Komisioni i përzgjedhjes për kategoritë B e A përbëhet nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i shërbimeve mbështetëse, në cilësinë e kryetarit, zëvendësdrejtori i operacioneve, zëvendësdrejtori i të ardhurave dhe informacionit dhe dy personalitete të fushës ekonomiko-financiare ose juridike.
Personat që nuk janë pjesë e administratës tatimore përfitojnë shpërblim në përputhje me Vendimin nr. 231, datë 11.5.2000 të Këshillit të Ministrave dhe paguhen nga buxheti i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Ngritja e përkohshme në kategori
Për nevoja operacionale të argumentuara, drejtori/shefi i burimeve njerëzore, për jo më shumë se 10 për qind të numrit të përgjithshëm të punonjësve për secilën strukturë, në përputhje me legjislacionin në fuqi, mund të kërkojë plotësimin e menjëhershëm të një vendi të lirë pune apo të një vendi pune të sapokrijuar, për ngritje të përkohshme në kategori të punonjësve ekzistues, ose të kontraktojë punonjës jashtë administratës tatimore qendrore. Ngritjet e përkohshme në kategori zgjasin vetëm për një afat kohor maksimal tremujor, gjatë të cilit administrata duhet të zbatojë procedurat përkatëse dhe aktet, ligjore e nënligjore, për plotësimin përfundimtar të këtij vendi pune. Gjatë kësaj periudhe punonjësi gëzon të drejtën e pagesës për kategorinë e pozicionit dhe të përfitimeve, që rrjedhin nga ndryshimi i vendndodhjes së vendit të punës. Zyrtarët e ngritur përkohësisht në kategorinë dhe që nuk kanë fituar në procedurën e ngritjes në kategorinë për postin e dhënë përkohësisht, rikthehen, në përfundim të afatit kohor tremujor në pozicionin dhe vendndodhjen e tyre të mëparshme. Ministri i Financave, me propozimin e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, miraton ngritjen e përkohshme në kategori për zëvendësdrejtorët e Përgjithshëm dhe punonjësit e kategorisë.
4 Tetor 2008