Kushtet higjienike, në tre muaj "ndëshkohen" 10 farmaci
Plot dhjetë farmaci janë penalizuar brenda një kohe të shkurtër për mosrespektim të kushteve higjienike në ruajtjen dhe tregtimin e barnave për konsumatorët. Inspektorët e Qendrës së Kontrollit të Barnave kanë vendosur t‘i heqin licencën tre farmacive, duke i mbyllur ato dhe të gjobisin 7 të tjera për mospërmbushje të rregullave. Konkretisht, Qendra e Kontrollit të Barnave ka konstatuar se këto farmaci nuk i ruanin ilaçet në temperaturën e duhur, në kushtet e nevojshme për të tregtuar më pas barna efikase dhe pa efekte negative te qytetarët. Nisur nga kjo, por edhe nga kontrollet e kryera gjatë viteve të fundit, sipas QKB-së lind nevoja për hartimin e një projektvendimi për marrjen e masave. Konkretisht, Qendra e Kontrollit të Barnave kërkon që në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë të hartojë një projektvendim, ku të vendosen kriteret dhe mundësitë për përmirësimin e gjendjes së ruajtjes së barnave në kushtet e duhura. Në këtë projektvendim do të përshkruhet se cilat do të jenë kriteret që duhet të përmbushin distributorët për ruajtjen e barnave që nga momenti i hyrjes në kufi deri në çastin e mbërritjes në farmaci, ku kryhet edhe tregtimi.
Pjesë në projektvendim do të ketë edhe fleta sqaruese për të gjitha barnat, që do të thotë temperatura, kushtet, drita dhe të gjitha elementet e tjera që sjellin edhe efektivitetin për të sëmurët.
Kushtet higjienike
Vendi ku ruhen, konservohen dhe tregtohen barnat duhet të jetë i ndarë, sipas llojeve të medikamenteve dhe temperaturës që kërkohet nga prodhuesi i farmaceutikës. I njëjti problem për sa i takon ruajtjes së medikamenteve është ngritur pak kohë më parë edhe nga Urdhri i Farmacistëve. Sipas tyre, jo vetëm farmacitë private, por edhe ato shtetërore e madje edhe pavijonet e farmacive të spitaleve të mëdha nuk kanë kushte për ruajtjen e medikamenteve. Sipas rregullave, një farmaci duhet të ketë ambient të bollshëm, të pastër, të freskët, të ketë kushte për ruajtjen e medikamenteve në formën e ampulave, të konservuara në shishe. Ndarja e ilaçeve duhet të jetë në mënyrë të tillë që mos të ketë derdhje, ekspozim të produkteve në diell, përzierje me medikamente të tjera. Ndalohet rreptësisht përzierja e ilaçeve humane me ato të kafshëve, si në farmacitë humane ashtu edhe në shërbimet veterinare. Por, pavarësisht të "metave" apo problematikave, nga inspektimet e kryera ka rezultuar se një pjesë e mirë e barnatoreve e kanë respektuar distancën e vendosur nga ligji për vendndodhjen e farmacive. Një pjesë e konsiderueshme farmacish janë të vendosura rreth e qark klinikave shëndetësore të lagjeve, poliklinikave dhe spitaleve të mëdha.
Kontrolle të tjera
Pak muaj më parë, kontrolle të tjera të farmacive janë kryer edhe nga autoriteti shëndetësor rajonal. Sipas këtyre kontrolleve,
disa prej farmacive të kryeqytetit janë gjetur në gabim.
Përgjatë inspektimeve të specialistëve të ASHR-së, është marrë konkluzioni se më shumë se gjysma e farmacive të kontrolluara nuk e kanë lejen higjieno-sanitare. Kjo do të thotë se ruajtja e ilaçeve, hapësira e ndarjes së barnave, sipas cilësisë së veprimit dhe kritereve të përcaktuara, nuk bëhet në mënyrë të saktë në pjesën dërmuese. Miratimi i një projektligji, sipas specialistëve, do të sillte përmirësim të gjendjes.