Vetëhelmimet, mjekët vënë alarmin
Çdo vit në rrethin e Lushnjës nga vetëhelmimi vdesin 20 deri në 30 persona, ndërsa numri i atyre që vetëhelmohen por që mbijetojnë është shumë herë më i lartë. Kjo deklaratë vjen prej shefit të reanimacionit në spitalin civil të qytetit të Lushnjës, i cili mendon se tregtimi i lëndëve toksike në treg të lirë është shkakun kryesor i rritjes së numrit të të vetëhelmuarve.
Tri rrethet e Qarkut të Fierit, Lushnja, Fieri e Mallakastra konsiderohen si vatrat e fenomenit të vetëhelmimeve. Fenomeni në fjalë ka vite që nuk po gjen ndalje dhe po e rrit numrin e viktimave që zgjedhin këtë mënyrë për t‘i dhënë fund jetës.
Shifra alarmante
Të dhënat që vijnë prej autoriteteve spitalore të të tria rretheve tregojnë për shifra alarmante vetëhelmimesh, ndërkohë që Lushnja konsiderohet si vatra më e madhe.
Shefi i repartit të reanimacionit në spitalin civil të Lushnjës, Mihal Petushi, tregon se vetëm për vitin 2009 kanë gjetur vdekjen të helmuar 24 persona, ndërsa numri i atyre që i kanë shpëtuar vetëhelmimit është disa herë më i lartë.
"Mesatarisht çdo vit në Lushnjë gjejnë vdekjen nga vetëhelmimi 20-30 persona. Ndërkohë që të gjitha rastet e vetëhelmimit shkojnë në më shumë se 150 të tillë. Gjatë vitit të fundit është vënë re se është rritur mosha e atyre që i japin fund jetës duke u vetëhelmuar. Pra, mosha nga 55-75 vjeç është mosha më e prirur për këtë vendim të rëndë. Ndryshe nga vitet e kaluara, kur moshat e reja ishin dominuese, këtë vit të moshuarit apo pensionistët më shumë i kanë dhënë fund jetës duke pirë sasi lëndësh toksike", thotë shefi i reanimacionit Mihal Petushi.
Shitja e helmit në rrugë
Specialisti Petushi sqaron se shkak për rritjen e shifrave të vetëhelmimit është bërë edhe tregtimi i lirë i lëndëve toksike. "Të gjitha lëndët toksike shiten lirshëm në treg. Çdokush i gjen ato në rrugët e qytetit, madje edhe në qendër. I duhet dhënë fund këtij tregtimi, me qëllim ndaljen e fenomenit që po u merr jetën njerëzve", thotë më tej mjeku që përballon të gjitha rastet e vetëhelmimeve në zonën e Lushnjës.
Të njëjtin fenomen, atë të shitjes së lëndëve toksike në treg të lirë e denoncon edhe mjeku toksikolog i spitalit rajonal të Fierit, Kilo Stoja, i cili thotë se për paradoks fostoksina apo lëndë të tjera helmuese shiten edhe në derën e poliklinikës së qytetit dhe pranë spitalit.
Nga ana tjetër, Agim Toromani, specialist pranë Drejtorisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në rrethin e Lushnjës është shprehur se institucioni i tij ka marrë një plan masash me qëllim kontrolli në të gjitha pikat që shesin lëndë toksike. Toromani tregon se pranë të gjitha farmacive bujqësore është komunikuar urdhri për të marrë të dhëna për ata persona që blejnë lëndë toksike. "Kemi nxjerrë një urdhër, me qëllim kontrollin e shitjes së lëndëve toksike. Urdhri konsiston jo vetëm në plotësimin e kartelës për çdo blerës, por edhe në moslejimin e shitjes së këtyre lëndëve nëpër rrugë. Pritet që efektet e para të ndihen shumë shpejt", thotë Toromani.