Zhduket në rrethana misterioze vajza shqiptare
Një vajzë shqiptare, emigrante prej vitesh në Greqi, është zhdukur në rrethana të mistershme dhe familja e alarmuar ka lajmëruar policinë, e cila tha se ka nisur kërkimet.
Agjencia e lajmeve NOA njoftoi dje se bëhet fjalë për vajzën 15-vjeçare Esmeralda Balka nga Shqipëria, banore në Vrilisia, lokalitet grek ku jeton me familjen e saj, emigrantë të rregullt nga Shqipëria. "Esmeralda Balka, shtetase shqiptare, 15 vjeçe, u denoncua nga familja e saj si e zhdukur që në datën 12 shtator 2009, në orën 20.00 nga zona e Vrilisias", konfirmoi një burim zyrtar në Policinë e Athinës.
Esmeralda, siç duket dhe në foton që gjeni këtu, është e gjatë 1.55 m, peshon 55 kilogramë, ka flokë ngjyrë gështenjë. Ditën që u zhduk kishte të veshura një palë pantallona xhins, një xhup të hollë ngjyrë lejla dhe këpucë të zeza me taka të larta.
Për vetë natyrën delikate të zhdukjes, familja dhe policia kanë apeluar për të ndihmuar në gjetjen e vajzës, duke vënë në dispozicion edhe numrin e telefonit 116000 (pa pagesë).
Ndërkohë, familja nuk është mjaftuar me lajmërimin e policisë dhe kërkimet e veta, por ka kërkuar edhe ndihmën e emisionit të specializuar televiziv "Fos sto tunel" (Dritë në tunel), një program i përjavshëm që transmetohet në "Alter Channel".