E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushtetuesja: Zyrtaret me makina

26/11/2009  Pezullohet ligji I qeverisë

Kryetarët e gjykatave të të gjithë niveleve në vend si dhe gjyqtarët do të kenë të drejtë të lëvizin me automjete shtetërore deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese. Kjo e fundit ka pezulluar dje veprimin e ligjit të qeverisë e cila përjashton zyrtarët e lartë nga përdorimi i automjeteve shtetërore. Në një seancë të posaçme, Kushtetuesja vendosi që kategoria e gjyqtarëve dhe krerëve të të gjitha niveleve të gjyqësorit të përjashtohet nga ky kufizim deri në një vendim përfundimtar. Unioni i gjyqtarëve kishte ankimuar disa dispozita të ligjit në fjalë si antikushtetuese. Vendimi për përjashtimin e zyrtarëve nga e drejta e përdorimit të automjeteve zyrtare u morr në fillim të tetorit nga qeveria dhe u miratua më pas në Kuvend. Nga e drejta e përdorimit të makinave përfshihen deputetët si dhe nivelet e dyta dhe të treta të qeverisjes, të Presidencës, të institucioneve kushtetuese dhe të tjera. Njëherazi ligji parashikon dhe kufizim lëvizjeje për Presidentin, kryeparlamentaren, kryeministrin dhe kryetarin e opozitës, që duan të lëvizin në fundjavë, me makinën e shtetit, pa paguar 50 mijë lekë në vit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›