Meta: “Kosova me një të ardhme të qartë evropiane”
26/11/2009 Meta takon presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu
Presidenti Sejdiu vlerëson ndihmën dhe mbështetjen nga Shqipëria
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta ka deklaruar pas takimit me presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, se shteti më i ri në rajon ka një të ardhme të sigurt evropiane. Ministri Meta ka deklaruar se së fundi ka një angazhim konkret, në mënyrë që edhe Kosova të ketë udhërrëfyesin e saj për të fituar liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian. “Ekziston një angazhim i qartë i Bashkimit Evropian që kjo dinamikë pozitive e integrimit të Ballkanit Perëndimor të jetë një dinamikë që do të përfshijë edhe Kosovën, si një shtet të ri dhe në radhë të parë si një shtet evropian i krijuar në Evropë, si një anëtar i brendshëm i BE-së, që e ka vendin pikërisht me gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, - tha Meta. Nga ana e tij presidenti Sejdiu ka falënderuar për mbështetjen e fuqishme që Republika e Shqipërisë i ka dhënë, i jep dhe do t’i japë Kosovës, si dhe për përkushtimin e madh të ministrit Meta që të mbështesë Kosovën në proceset e rëndësishme të integrimeve, të demokracisë, të funksionimit të institucioneve. Kreu i Republikës së Kosovës ka thënë se është me rëndësi që të gjithë të jenë koshientë për rrugën dhe sfidat dhe ajo çka është e interesit parësor për qytetarët e për Republikën e Kosovës. Sipas tij, gjuha e përbashkët ekziston në qeverisje, por edhe me qytetarët e vendit.
Sfidat e Kosovës
Ministri i Jashtëm Ilir Meta ka deklaruar se Republika e Kosovës ka përpara sfida të rëndësishme. Ai përmendi sfidën e afirmimit të mëtejshëm të shtetit të ri, që sipas tij gëzon njohje të jashtëzakonshme ndërkombëtare në një kohë të shkurtër dhe që do të vijojnë pa u ndalur. Po ashtu Meta përmendi edhe sfidën për të pasur një perspektivë të qartë evropiane, e cila gjithnjë e më qartë po i ofrohet dhe do t’i ofrohet Kosovës. Ministri Meta ka vlerësuar në maksimum marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës.