Miratohet dëmshpërblimi për ish-të përndjekur
26/11/2009 Qeveria miraton vendimin për pagesën për të burgosurit politikë gjatë komunizmit
Pagesa derdhet në llogaritë personale të përfituesve, të hapura në bankat e nivelit të dytë
Ergys GJENÇAJ
Qeveria ka miratuar në mbledhjen e djeshme dëmshpërblimin financiar për ish-të përndjekur politikë. Në bazë të vendimit, masa e dëmshpërblimit financiar për ish-të dënuarit politikë dhe për familjarët e të dënuarve me dënim kapital do të bëhet me këste, sipas kritereve dhe kufijve të përcaktuar në ligjin “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, i ndryshuar, miratuar në nëntorin e vitit 2007. Vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave specifikon se shuma e llogaritur do të transferohet në një llogari të veçantë në Bankën e Shqipërisë. Pagesa e dëmshpërblimit për secilin përfitues të bëhet nga Ministria e Financave dhe të derdhet në llogaritë personale të këtyre përfituesve, të hapura në bankat e nivelit të dytë e të përzgjedhura. Vendimi i djeshëm vjen pas vendimit të rëndësishëm të qeverisë “Berisha” për kompensimin financiar të kësaj shtrese për vitet e burgut gjatë periudhës së diktaturës komuniste në Shqipëri.
Pothuajse të gjithë përfituesit ish-të dënuar politikë që janë gjallë kanë marrë paratë e caktuara nga fondi i dëmshpërblimit. Vonesat e shkaktuara kanë ardhur kryesisht për shkak të mungesës së dokumentacionit në rastet kur ka shumë trashëgimtarë dhe procedura është më e gjatë, ose kur është zgjeruar rrethi i përfituesve me nipër e mbesa, të cilët nuk bëjnë një prokurë të vetme. Këto janë disa nga mangësitë më të mëdha në procesin e shpërndarjes së dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit, që sipas burimeve të Ministrisë së Financave kanë shkaktuar vonesa. Procesi për ndarjen e parave ka vijuar me saktësinë më të madhe, duke verifikuar çdo emër dhe çdo dosje, për ti dhënë secilit prej përfituesve atë që i takon. Por qytetarëve të përfshirë në këtë proces u duhet të plotësojnë në mënyrë sa më korrekte dokumentacionin e tyre. Në të kundërt nuk do të marrin atë që ligji u ka caktuar të përfitojnë. Sipas burimeve zyrtare, radha dhe saktësia në depozitimin e dokumentacionit janë kriteret dhe njëkohësisht çelësi për shpejtimin e ekzekutimit të pagesave. Disa muaj më parë qeveria vendosi që ambientet në të cilat jetojnë prej kohësh familje të shtresës së ish-të përndjekurve politikë tua kalojë për privatizim. Këto objekte do të shndërrohen në pronë të familjeve të ish-të përndjekurve. Kështu, ambiente në ish-kombinatit të tekstileve, të ndërmarrjes mekanike “Tekstili” dhe të ish-Shkollës së Partisë në Tiranë, në të cilat banojnë 195 familje që i përkasin shtresës së ish-të përndjekurve politikë, i kaluan Entit Kombëtar të Banesave për fond banesash dhe privatizim. Sipas vendimit, Enti Kombëtar i Banesave duhet ti privatizojë këto objekteve për personat që i kanë pasur deri në atë periudhë në përdorim, sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.
Qëndrimi i Berishës
Kryeministri Berisha e konsideroi vendim shumë të rëndësishëm, duke siguruar se qeveria do ti qëndrojë angazhimit të saj për ish-të përndjekurit politikë të regjimit komunist dhe ish-pronarët për dëmshpërblimin dhe kompensimin e tyre. “Ky është një vendim shumë i rëndësishëm, që bëhet në zbatim të ligjit dhe procesi do të fillojë. Këto dy shtresa: të përndjekurit politikë dhe ish-pronarët, do të kenë vëmendjen maksimale të qeverisë për ti qëndruar dëmshpërblimit, kompensimit të tyre”, - u shpreh kreu i qeverisë.
Vendim qeverie
Shpërblimet për punonjësit e qeverisjes së përgjithshme
Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e djeshme vendimin për krijimin dhe përdorimin e një fondi të veçantë në institucionet e njësive të qeverisjes së përgjithshme. Sipas këtij vendimi, në këto njësi krijohet fondi i veçantë në masën 5 për qind të fondit të planifikuar për pagat. Ky përdoret nga drejtuesit e këtyre njësive për shpërblimin e punonjësve, për rezultate të mira në punë, për dhënie ndihmash të menjëhershme në raste fatkeqësish, sëmundjesh që kërkojnë ndërhyrje shëndetësore jashtë vendit, për veprimtari social-kulturore, si dhe për rastet e daljes në pension pleqërie. Në vendim sanksionohet se shpërblimi për rezultate të mira në punë gjatë vitit, për çdo punonjës, nuk duhet të jetë më shumë se 1 pagë mujore në vit, ndërkohë që për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve masa e shpërblimit nuk duhet të jetë më shumë se 2 paga mujore në vit. Në vendim saktësohet se shpërblimi në fund të vitit i jepet çdo punonjësi të njësisë së qeverisjes së përgjithshme në masën 10 mijë lekë, pavarësisht shpërblimit që mund të ketë marrë më parë. Në vendimin e miratuar dje thuhet se efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi të përballohen nga buxheti vjetor i miratuar për çdo institucion.
Administrata shtetërore
Qeveria rrit numrin e punonjësve në disa ministri
Qeveria ka miratuar vendimin për punësimin e punonjësve të rinj në disa ministri. Sipas vendimit, numri i punonjësve buxhetorë për vitin 2009 për ministritë dhe institucionet qendrore bëhet 89879 veta. Në këtë vendim thuhet se numrit të punonjësve të miratuar për vitin 2009 për Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës i shtohen 2 veta. Po ashtu edhe në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave numri i punonjësve shtohet me 2 veta. Të njëjtën rritje punonjësish përfiton edhe Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Ndërkohë në Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit numrit i punonjësve të miratuar për vitin 2009 pakësohet me 5 veta. Por largimet nga puna në këtë ministri duket se do të kompensohen me punësimin po me 5 punonjës të rinj në strukturën e Këshillit të Ministrave, në Drejtorinë e Politikave të Postë-Telekomunikacionit. Në vendim thuhet gjithashtu se në numrin e punonjësve të miratuar për vitin 2009 për Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit korrigjohet numri i punonjësve të bordeve të kullimit dhe bëhet 646 veta, ndërsa numri i përgjithshëm i punonjësve të kësaj ministrie nuk ndryshon.