Pronat dhe kriteret politike në fokusin e misioneve të BE-së
26/11/2009 Pikat e forta të pyetësorit të Komisioni Europian për Shqipërinë
Komisioni Europian do të jetë shumë kërkues nga institucionet shtetërore kur të shqyrtohen përgjigjet që u janë dhënë kërkesave të parashtruara në pyetësorin që pritet të mbërrijë në mesin e muajit të ardhshëm. Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Zgjerimit në Komisionin Evropian, Pierre Mirel, ka deklaruar gjatë mbledhjes së Komisionit Ndërministror të Integrimit se një ndër kriteret që do të vlerësohet shumë është çështja e pronës në Shqipëri. “Njëra prej tyre është e rëndësishme dhe më vjen në mend, është diçka që ka të bëjë edhe me shtetet e tjera në rajon: çështja e pronësisë. Pra, e drejta e pronësisë dhe po ashtu respekti për kontratën janë elemente të rëndësishme, që kanë të bëjnë me kriteret ekonomike”, - ka deklaruar Mirel. Sipas tij, Shqipëria është në një stad shumë të rëndësishëm dhe të vështirë të udhës së saj drejt integrimit evropian. Ai theksoi se plotësimi i kritereve politike dhe plotësimi i tyre është për të rekomanduar apo për të mos rekomanduar një vend aplikant. Mirel ka deklaruar se institucionet shqiptare duhet të raportojnë për shumë çështje, si: ambienti, bujqësia, tregu i brendshëm, etj., por kriteret më të rëndësishme kanë të bëjnë me kriteret politike dhe tregu funksional. Gjatë aktivitetit të marrjes së përgjigjeve të pyetësorit zyrtari i lartë i BE-së ka bërë të ditur se në Shqipëri do të dërgohen misione ekspertësh, në mënyrë që të konfirmojnë që ajo që është shkruar në letër është edhe realiteti në terren. Ndërkohë për sa i përket kohës brenda të cilës duhen dhënë përgjigjet Mirel ka bërë të ditur se në Bruksel mendohet se tre muaj duhet të jenë të mjaftueshëm. Gjatë mbledhjes së Komisionit Ndërministror të Integrimit kryeministri Sali Berisha ka theksuar se qëllimi kryesor i qeverisë shqiptare do të jetë vërtetësia në të gjitha përgjigjet për të kaluar me sukses provën e parë të madhe të autoriteteve shtetërore shqiptare në procesin e integrimit të vendit në BE. Berisha ka deklaruar se qeveria që drejton do të vazhdojë të ndërmarrë reformat e rëndësishme, të cilat janë kushtet vendimtare në funksion të integrimit. “Qeveria nuk do të tërhiqet, por do të procedojë me të gjithë reformat, pavarësisht nga çmimi që ato kanë, sepse ky është interesi më i mirë i qytetarëve shqiptarë”, - deklaroi shefi i ekzekutivit. Duke u ndalur në procesin zgjedhor, ai ka deklaruar se OSBE–ODIHR-i përpiluan një raport ku parashtronin rekomandimet përkatëse. “Garantoj se, ashtu sikurse e kam bërë publike, jam shumë i hapur që opozita shqiptare të hartojë ligjin për adresimin e të gjitha këtyre rekomandimeve në interesin më të mirë të saj dhe të vendit”, - ka deklaruar Berisha.
Helmut Lohan:
“Sasia e madhe e gjithë kapaciteteve që po jepni, është një parakusht i këtij ushtrimi. Këtu përmendët faktin se do të ishte diçka shumë e mirë që ju do të na jepni përgjigje të sakta, përgjigje të mira, por doja të thosha se për suksesin e këtij ushtrimi është shumë i rëndësishëm kontrolli i cilësisë që ju do të bëni me të gjithë funksionarët dhe udhëheqësit e këtij ushtrimi.”
Majlinda Bregu
“Institucionet shqiptare, jo vetëm ministritë e linjës, por të gjitha institucionet e tjera të pavarura, të cilat janë të përfshira në procesin e pyetësorit, janë të gjitha të identifikuara. Të gjitha institucionet kanë ngritur grupet e tyre të punës, të cilët do të jenë përgjegjësit kryesorë për përgjigjen e pyetjeve të pyetësorit. Të gjitha institucionet kanë tani një tabelë se sa do të jetë numri i pyetjeve.”