E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtetuesja, betohet gjyqtarja Tusha

• Pas rreth një muaji nga hedhja e firmës në dekret për të emëruar Vitore Tushën në postin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese, vetëm ditën e djeshme është bërë ceremonia e betimit të saj. Në aktivitetin e zhvilluar në Presidencë, kreu i shtetit i dorëzoi dekretin e emërimit anëtares së re të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha. Dekretimi i Vitore Tushës në postin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese, vjen 15 muaj pasi i ka përfunduar mandati anëtarit Kristofer Peçi. Katër vjet më parë, në vitin 2004, ish-presidenti Alfred Moisiu ka nxjerrë një dekret të ngjashëm me këtë të Presidentit aktual Bamir Topi, për ta emëruar ish-anëtaren e Gjykatës së Lartë në një nga vendet e mbetur bosh në Gjykatën Kushtetuese. Por dekreti i Moisiut u hodh poshtë nga ish-maxhoranca socialiste.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›