OSSH, miratohet në parim privatizimi
• Opozita votoi kundër projektligjit “Për përcaktimin e formës dhe strukturës së formulës së privatizimit” të shoqërisë anonime “Operatori i Sistemit të Shpërndarjes”.Votimi i këtij drafti në Komisionin parlamentar të Ligjeve u shoqërua me votat kundër të socialistëve. Ministri Ruli, i pranishëm në këtë mbledhje, tha se “duke qenë se privatizimi i KESH-it është më i vështiri deri sot, për përgatitjen e Operatorit të Shpërndarjes është punuar me konsulentë mjaft të specializuar”. Ministri Ruli pranoi dhe vështirësitë se OSSH-ja ka borxhe të marra në formë kredie, të cilat do t’i trashëgojë firma që do ta privatizojë. Ruli bëri të ditur se, “do t’i propozojë qeverisë që masa e privatizimit të jetë deri në 76%”. Deputeti i PS-së, Majko, kërkoi që aksioner të bëhen të gjithë ata ish-pronarë që iu përmbytën tokat nga hidrocentralet, por një gjë e tillë nuk u pranua nga Ruli.