Meta: “Protesta e opozitës, si festa e organizuar në Pezë”
Autori i Lajmit: Redaksia
Ministri i Jashtëm dhe njëkohësisht Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, e ka cilësuar kushtin e Ramës për hapjen e kutive të votimit si një përpjekje të dështuar për të përmbysur shtetin kushtetues. “Na vjen keq për këto ultimatume krejtësisht jashtë çdo logjike demokratike, qytetare dhe çdo mendësie evropiane. Një ultimatum u dha përpara që në datën 20 nëntor do të bëhej nami, ndërsa ju sot e shikoni që jemi këtu me ju me të gjitha mediat. Ndaj gjej rastin sot të ftoj edhe një herë tjetër lidershipin e PS-së që të heqë dorë nga politika e dështuar e nxitjes së tensioneve, të rrëmujave, të ultimatumeve të pavlera, pasi Shqipëria është një vend tërësisht demokratik, është një vend që ka Kushtetutën e saj, është një vend që është anëtar i NATO-s, është një vend që po përgatitet tashmë për të hyrë në një fazë të re të anëtarësimit në BE”, - tha ai. Meta ka shtuar se nuk ka njeri në Shqipëri që të besojë përrallën e Kryetarit të PS-së për hapjen e kutive, sepse të gjithë e dinë që kutitë e zgjedhjeve i bëri vetë Edi Rama. Duke e ironizuar mitingun triditor të opozitës si një festë të improvizuar të Pezës, zyrtarët kanë qenë në sinkron në deklaratën se kryesocialisti po firmos fundin e tij politik. “Alibia e kutive për të justifikuar marrjen e pushtetit me forcë, absolutisht jo vetëm që është e dështuar, jo vetëm që po kthehet në një gjë qesharake, por është edhe e turpshme. Ultimatumi nuk mund të quhet dialog. Ultimatumi është ultimatum, vihet data dhe më pas konsiderohet i skaduar. Dialogu do të thotë që të shqyrtohet çdo kërkesë e ligjshme, ndërkohë që kërkesa për hapjen e kutive është e paligjshme. Festa e Pezës u bë në Tiranë, dhe tani nuk mund të hakmerren ndaj qytetarëve duke ndërprerë shërbimet nga pushteti vendor që drejtojnë vetë”, - tha Meta. Lidhur me rolin e Presidentit në këtë situatë, Meta theksoi se fillimisht duhet të kuptohet se nuk mund të merret pushteti me dhunë. Për sa i përket qëndrimit ndaj drejtuesve lokalë, nëse ata bojkotojnë shërbimet, Meta tha se nuk është problem marrëdhënia e tyre me qeverinë, por me qytetarët që i kanë votuar.
Ky lajm është publikuar: 24/11/2009