Policia përgënjeshtron PS: “Nuk kemi përgjuar deputetët”
Autori i Lajmit: Redaksia
Policia e Shtetit përgënjeshtroi akuzat e Partisë Socialiste për përgjim të deputetëve opozitarë gjatë kohës së protestës para Kryeministrisë. Policia tha se makina e goditur me vezë nga protestuesit nuk i përket Shërbimit Informativ, por strukturës antiterror dhe shërben për parandalimin e akteve terroriste dhe ruajtjen e objekteve të rëndësisë së veçantë. Ndërkohë, pas një kallëzimi penal të bërë nga policia, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet ndaj kësaj çështjeje. Policia ka sqaruar dhe akuzat e ish- kreut të SHISH, Fatos Klosi. “Theksojmë se në asnjë rast dhe as në procedurat standarde të përdorura nga strukturat e policisë, nuk është e parashikuar që Policia e Shtetit të kryejë veprime të tilla. Sqarojmë opinionin publik se pajisja, së cilës i referohet shtetasi Fatos Klosi, është blerë nga ish-drejtuesi i Gardës së Republikës dhe sot deputeti aktual i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Arben Çuko, dhe kjo pajisje ka si funksion sigurimin dhe ruajtjen e objekteve të rëndësisë së veçantë nga veprimet e mundshme kriminale. Në lidhje me sa më sipër, Policia e Shtetit ka depozituar në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tiranë një kallëzim penal për shpifje dhe nxitje të turmave gjatë protestës për shtetasin Fatos Klosi”, - thuhet në njoftimin për shtyp të policisë.
Ky lajm është publikuar: 24/11/2009