Kushtetuesja gjermane ratifikon fondin europian te shpetimit
Gjykata Kushtetuese gjermane i ka dhënë dritën jeshile fondit europian të shpëtimit. Sipas Gjykatës kushtetuese parlamenti gjerman, nuk do të shkelë kushtetutën nëse ratifikon Mekanizmin e përhershëm dhe paktin për buxhetin, por për sa kohë që garantohet se nuk do të ketë rritje të ekspozimit financiar të Gjermanisë ndaj këtij fondi pa marrë aprovimin nga parlamenti. Gjykatësit kanë vendosur si kusht që kontributi i Gjermanisë në këtë mekanizëm nuk duhet të tejkalojë kufirin e 190 miliardë eurove, kjo vetëm me aprovim nga parlamenti.
Gjykata vendosi se është pa bazë ligjore ankesa për mungesë të ligjshmërisë së vendimit të bankës qendrore europiane për blerjen e pakufizuar të bonove afatshkurtra sovrane me probleme. Vendimi u pasua nga reagimi pozitiv në tregje të cilat kaluan nga vlerat negative në vlera positive. Reagimi zyrtar i qeverisë gjermane ka është përcjellë nga ministri i Ekonomisë Filipp Roesler i cili ka deklaruar se vendimi i gjykatës kushtetuese është një hap i rëndësishëm për të qenë më afër objektivit për mbajtjen e qëndrueshme të euros. Gjithashtu presidenti i Eurogrupit Jean Claude Juncker pas këtij vendimi nga ana e Gjermanisë për funksionimin e fondit të shpëtimit ka fiksuar datën e mbledhjes së inaugurimit të bordit të guvernatorëve të fondit të ri të shpëtimit në vijim të takimit të Eurogrupit më 8 tetor. Për Juncker aprovimi i këtyre ligjeve është një hap i madh drejt një integrimi më të madh fiskal dhe ekonomik të Eurozonës.