Asnje dyshim per ekzistencen e euros

Europa ka nevojë për një marrëveshje vendimtare që të mos lejojë më dyshime mbi pakthyeshmërinë e Euros. Kështu ka deklaruar presidenti i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso në fjalën e tij në Strasburg mbi gjendjen e BE, pas aprovimit të mekanizmit europian të shpëtimit nga kushtetuesja gjermane. Mjaftë më me përgjigje të fragmentizuara për krizën në vijim që është financiare, ekonomike, politike dhe kredibiliteti ka theksuar kreu i komisionit i cili ka ftuar vendet më të dobëta të mos kenë dyshime në vullnetin e tyre për zbatimin e reformave, ndërkohë që ato më të forta duhet të tregojnë shpirtin e solidaritetit. Për Greqinë vjeshta do të jetë një moment zhvillimi ka thënë Barroso duke shtuar se nëse Greqia respekton angazhimet do të qëndrojë në Eurozonë. Ndërkohë KE ka aprovuar formalisht në Strasburg projektligjin për mekanizmin unik të kontrollit të bankave të Eurozonës, një ligj ky që do t’i japë BQE më shumë fuqi në survejimin e rreth 6000 instituteve kredituese në europë. Presidenti i Komisionit Barroso e ka vlerësuar këtë si një hap të rëndësishëm dhe i ka ftuar eurodeputetët t’i japin prioritet paketës legjislative. Objektivi kryesor është që projektligji të aprovohet brenda 2012-ës për të hyrë më pas në fuqi më 1 janar të vitit të ardhshëm. Për kontrollin e bankave Autoriteti bankar europian duhet të përgatis të njëjtën linjë drejtimi për të 27 vendet anëtare të BE duke garantuar kështu integritetin e një tregu të vetëm bankar.