Kushtetuesja ndalon heqjen e makinave
Gjykata Kushtetuese ka vendosur dje pezullimin e disa neneve dhe pjesëve të rëndësishme të ligjit të ashtuquajtur për reduktimin e makinave të zyrtarëve të lartë, që realisht e bën të pazbatueshëm draftin që Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar një nga masat më të rëndësishme për të hequr privilegjet e zyrtarëve dhe për të bërë shkurtime në buxhet. Në mbledhjen e djeshme, institucioni që interpreton ligjin themeltar të shtetit shqiptar ka shqyrtuar ankesën e bërë nga Unioni i Gjyqtarëve, i cili ka kërkuar pezullimin e atyre pjesëve të ligjit që godasin disa pjesë të rëndësishme të gjyqësorit.
Ankesa
Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë ka kërkuar pezullimin e zbatimit të pikës 1 dhe 2 të nenit 2, nenit 3 dhe nenit 4 të ligjit nr. 10160, datë 15.10.2009 "Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët publikë dhe nëpunësit civilë" për sa përfshijnë në fushën e zbatimit të tyre funksionarët publikë vijues: kryetarin dhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, kryetarin dhe gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, kryetarët dhe gjyqtarët e Gjykatave të Apelit e të Shkallës së Parë; të nenit 6 të ligjit nr. 10160, datë 15.10.2009 "Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët publikë dhe nëpunësit civilë", për sa përfshijnë në fushën e zbatimit të tij institucionet kushtetuese të pavarura vijuese: Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë dhe gjyqtarët e Gjykatës së Apelit dhe të Shkallës së Parë". Thënë më qartë kërkesa e Unionit të Gjyqtarëve ka qenë kundër heqjes së makinave për gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese, si dhe kryetarëve të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe kryetarëve të Gjykatës së Apelit. Unioni thekson se ky ligj shkel Kushtetutën dhe dëmton gjyqësorin. Këtyre kategorive qeveria u jepte nga 35 mijë lekë në muaj cash në dorë për t‘i harxhuar për karburant dhe mirëmbajtje automjeti.
Vendimi
Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, mbledhja e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në mbështetje të nenit 45 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë", duke çmuar se zbatimi i menjëhershëm i dispozitave të ligjit objekt shqyrtimi mund të sjellë pasoja të pariparueshme për institucionet gjyqësore, vendosi të urdhërojë pezullimin e zbatimit të nenit 2, pika 1 dhe 2, nenit 3, 4 dhe 6 të ligjit nr. 10160, datë 15.10.2009 "Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët publikë dhe nëpunësit civilë", për sa i përket pikave 17 dhe 19 të lidhjes nr. 2, bashkëlidhur ligjit, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi. Por edhe pse vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë dhe është marrë për të ndaluar pasojat që mund të sjellë në funksionimin e gjyqësorit, nenet e pezulluara praktikisht e bëjnë të pazbatueshëm ligjin e miratuar me vrull nga mazhoranca. Kjo pasi pikat 1 dhe 2 të nenit 2 përcaktojnë parimisht ndarjen në dy kategori: atyre që përfitojnë shofer dhe automjet që e paguan qeveria dhe atyre që përfitojnë një bonos me lekë në dorë. Ndërkaq, neni 3 përcakton kompensimin dhe neni 4 i jep qeverisë të drejtën e ndarjes së automjeteve për institucion. Gjithashtu vendimi i Kushtetueses përmend dhe lidhjen 17 e 19 të ligjit i cili u heq të drejtën e automjeteve anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, si dhe krerëve të Gjykatave të Shkallës së Parë dhe atyre të Apelit. Kushtetuesja do të marrë një vendim përfundimtar për këtë ligj të qeverisë, por procedurat do të jenë të gjata. Përfundimisht qeveria ka humbur edhe një betejë që e lançoi shumë nga aspekti i propagandës, por që në fund u rrëzua nga një institucion i pavarur.
Sentenca
Gjykata Kushtetuese vendosi të urdhërojë pezullimin e zbatimit të nenit 2, pika 1 dhe 2, nenit 3, 4 dhe 6 të ligjit nr. 10160, datë 15.10.2009 "Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët publikë dhe nëpunësit civilë", për sa i përket pikave 17 dhe 19 të lidhjes nr. 2, bashkëlidhur ligjit, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi