Parlamenti Europian: Gjeni një zgjidhje
Parlamenti Europian i bën thirrje qeverisë dhe opozitës në Shqipëri që të gjejnë një zgjidhje në Kuvend për krizën, ndërkohë që të gjithë vendeve të Ballkanit i kërkon të zbatojë kushtet e BE-së. PE do të miratojë në seancën e sotme një rezolutë në të cilën i kërkon opozitës të hyjë menjëherë në Kuvend dhe i bën thirrje qeverisë dhe socialistëve të gjejnë një marrëveshje të përbashkët për zgjedhjet e ardhshme në sallën e Kuvendit. Në draftin e rezolutës theksohet: "Duke njohur progresin e bërë nga Shqipëria që nga progres-raporti i fundit, dhe në veçanti në procesin e kartave të identitetit dhe implementimin e ligjeve për zhvillimin e zgjedhjeve, të manifestuara në votimet e fundit, nxit opozitën të ndalojë bojkotin e Parlamenti dhe i bën thirrje që të kryejë detyrën e saj për të përfaqësuar votuesit e saj në Parlament. I bën thirrje qeverisë dhe opozitës të gjejnë një marrëveshja të përbashkët për
problemin mbi zgjedhjet e fundit në Parlament". Parlamenti vëren se Shqipëria ka aplikuar për anëtarësimin në BE dhe Këshilli ka marrë vendimin të ftojë Komisionin të përgatisë opinionin e tij dhe inkurajon autoritetet shqiptare të vazhdojnë përpjekjet e tyre në favor të ekonomisë dhe progresit social të qytetarëve të tyre, që vendi të mund të bëjë progres në rrugën e tij drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Strategjia e zgjerimit duhet të jetë me një metodologji negocimi, e cila reflekton vullnetin e qytetarëve të BE që përbëjnë një bashkim vlerash dhe që lidhen në mënyrë të pagabueshme me debatin për efektivitetin dhe objektivat e BE-së, të ardhmen e saj dhe rolin e tij në botë.
Një numër i vendeve kandidate dhe potencialë për t‘u bërë kandidatë për anëtarësimin në BE vazhdon të kenë çështje të pazgjidhura me fqinjët, ndaj duhet që bashkëpunimi rajonal dhe fqinjësia e mirë të jenë faktorë kyç për procesin e integrimit.
Parlamenti Europian thekson se sundimi i ligjit është një parim kyç në zhvillimin demokratik, ekonomik dhe social dhe është një nga kushtet kryesore për anëtarësimin në BE. Mirëpresim përmirësimet ë bëra në rajon, por theksojmë se kjo çështje vazhdon të jetë një nga sfidat më të mëdha, veçanërisht në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Parlamenti nxit këto vende të intensifikojnë përpjekjet e tyre në këtë fushë.
Parlamenti thekson se liria e shprehjes mbetet një nga parimet themelore të demokracisë dhe vëzhgon me shqetësim se në disa vende të Ballkanit ende nuk po respektohet plotësisht, ndaj kjo duhet të jetë prioritet për Turqinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, të sigurojë lirinë e medias nga ndërhyrjet e politikës dhe të garantojë pavarësinë e organeve rregullatore. I bën thirrje vendeve që kanë shqetësime që të ndryshojnë ligjet dhe të sigurojnë zbatimin e tyre.