E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kushtetuesja ndalon hetimin e bashkiakëve”

 

Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erion Braçe, hodhi poshtë kërkesën e deputetëve të maxhorancës për komisionin hetimor ndaj kryebashkiakut Rama, duke risjellë në vëmendje një vendim të Gjykatës Kushtetuese. “Kuvendi, sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, e ka të ndaluar të hetojë një kryetar bashkie, pushteti vendor është një pushtet i ndarë nga ai legjislativ”, tha Braçe. Sipas tij, fitorja e Edi Ramës në zgjedhjet e kaluara vendore është përgjigjja më e mirë për këtë nismë. “E kanë provuar dy herë këtë gjë dhe pas secilës herë kanë marrë një përgjigje me votë nga qytetarët e Tiranës; herën e parë 15 mijë vota, herën e dytë diferenca vajti në 30 mijë vota, për herë të tretë diferenca do të shkojë në 50 mijë vota dhe në qendër të Tiranës”, shprehet Braçe. Kjo është kërkesa e dytë për komision hetimor parlamentar nga të djathtët në Kuvend, pas komisionit të parë hetimor që ngritën në 2003-in para zgjedhjeve për pushtetin vendor. Komisioni në atë kohë doli me dy raporte, të socialistëve dhe të demokratëve, duke rrëzuar me votat e shumicës raportin e demokratëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›