E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kushtetuesja në konflikt interesi, nuk do pranojmë vendimin”

 

Nëse një anëtar i Gjykatës Kushtetuese ka konflikt interesi lidhur me gjykimin e ligjit të Dosjeve, ai nuk do të marrë pjesë në vendimmarrjen e kësaj çështje. Kryeministri Berisha bëri të ditur dje gjatë konferencës për shtyp se “Duhet të dini se konflikti i interesit nuk është invencion i kësaj qeverie dhe kësaj maxhorance. Ai është i lashtë sa vetë drejtësia, vjen nga e drejta romake dhe është në detyrimin moral dhe ligjor të çdo njeriu, gjykatës apo çfarëdo pozicioni që të ketë, të mos marrë pjesë në vendimet ku është në konflikt interesi dhe nuk ka vendim në konflikti interesi të vlefshëm”. Sipas tij “je në konflikt interesi, nuk mund të marrësh pjesë në vendimmarrje. Ky vend nuk ka pranuar dhe as nuk mund të pranojë vendimmarrje në konflikt interesi. Kush thotë që dikush paska të drejtë të vendosë për veten e tij? Ky është parim universal, nuk është parim i yni. Kjo është praktikë e njohur”.      

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›