Kushtetuesja pezullon ligjin e dosjeve, kërkon sugjerimet e Venecias
Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese pranojnë kërkesën e PS-së
Eljona Ballhysa
Gjykata Kushtetuese vendosi dje pezullimin e zbatimit të ligjit të dosjeve deri në një vendim përfundimtar të këtij institucioni. Vendimi erdhi pas kërkesës së Partisë Socialiste dhe tre grupeve të tjera të interesit për pezullimin e ligjit të lustracionit të zyrtarëve të lartë. Gjykata Kushtetuese, pas shqyrtimit të kërkesës, vendosi pezullimin e ligjit për shkak se zbatimi i tij mund të sjellë pasoja në funksionimin normal të shtetit. Kushtetuesja gjithashtu vërejti se ligji sjell cenimin e të drejtave dhe lirive themelore të individit. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese vendosën të dërgojnë ligjin për shqyrtim në Komisionin e Venecias, që është institucion i Këshillit të Europës, për të marrë një ekspertisë ligjore të pavarur dhe të njohur ndërkombëtarisht. Gjatë shqyrtimit të kërkesës për pezullim ishin të pranishëm të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese duke mos marrë parasysh kërkesën e maxhorancës që ligji të mos shqyrtohet nga anëtarët me konflikt interesi.
Arsyet
Gjykata Kushtetuese, gjatë mbledhjes së djeshme, votoi me 7 vota pro dhe dy kundër kërkesën e PS-së për pezullimin e ligjit të dosjeve. Në këtë institucion janë paraqitur dhe dy ankimime të tjera për këtë ligj nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe nga Shoqata Kombëtare e Prokurorëve. Këta dy grupe interesi vërejnë se ligji për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të të zgjedhurve, ose siç quhet ndryshe ligji për hapjen e dosjeve, cenon rëndë parimet e kushtetutshmërisë, të ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve, të funksionimit të shtetit të së drejtës, të pavarësisë së Gjyqësorit, të patundshmërisë së gjyqtarit, si edhe disa nga të drejtat dhe liritë themelore kushtetuese, si për shembull të drejtën për punë, të drejtën për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin njerëzor, të drejtën për t’u prezumuar i pafajshëm, të drejtën për të mos u ndëshkuar dy herë për të njëjtin veprim dhe të drejtën për t’u zgjedhur.
Pasojat
Krahas pretendimeve për papajtueshmërinë me Kushtetutën të dispozitave të ligjit të dosjeve, PS-ja, Komiteti Shqiptar i Helsinkit si dhe Shoqata e Prokurorëve, që kanë kërkuar pezullimin e ligjit, kanë parashtruar dhe argumentet për pasojat që sjell zbatimi i tij. Sipas tyre, “nga zbatimi i menjëhershëm i ligjit, interesave të rëndësishme shtetërore u shkaktohet një dëm shumë serioz dhe vështirësisht i riparueshëm; krijohen dukshëm mosmarrëveshje kompetencash ndërmjet organeve kushtetuese dhe një autoriteti të krijuar me ligj të zakonshëm; cenohet apo kufizohet ushtrimi i veprimtarisë kushtetuese të Presidentit të Republikës, Kuvendit, Këshillit të Ministrave, Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Këshillit të Lartë të Drejtësisë, prokurorit të Përgjithshëm, si dhe të gjitha institucioneve të tjera të administratës publike, nga veprimtaria e Autoritetit të Kontrollit të Figurave; krijohet vakuum institucional deri në bllokim të veprimtarisë kushtetuese të organit shtetëror; përfundojnë marrëdhëniet e punës për funksionarët e lartë të shtetit, të cilët kanë status kushtetues”. E bazuar në argumentet e lartcituara, Gjykata Kushtetuese vendosi me shumicë votash pezullimin e zbatimit të ligjit të dosjeve deri në një vendim përfundimtar të këtij institucioni.
17 Shkurt 2009