E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha takon bashkautorët e filmit "Falja e Gjakut"

TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha priti sot regjisorët dhe producentët e filmit “Falja e Gjakut”, fitues i “Ariut të Argjendë”” në Festivalin e filmit të Berlinit, për skenarin më të mirë.

“Falja e Gjakut”, shfaqet sonte në Tiranë. Bashkia e Tiranës ka mbështetur premierën e filmit. Z.Basha shprehu vlerësimin e tij për filmin dhe për mënyrën se si regjisori amerikan, Joshua Marston dhe bashkëproducenti shqiptar, Andamion Murataj kanë trajtuar realitetin tonë.

Filmi “Falja e Gjakut”, është vlerësuar nga kritika e filmit dhe gëzon shumë shanse që të nominohet për çmimin Oskar, për skenarin më të mirë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›