Kushtetuesja rrëzon2 nene të Kodit Zgjedhor
TIRANE- Gjykata Kushtetuese shfuqizohen dy nene të Kodit Zgjedhor pas ankimimit nga Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë me pretendimin se ligji zgjedhor diskriminon partitë në minorancë. Në kërkesën e saj kjo parti kërkonte shfuqizim të nenit 68 dhe 70 të Kodit Zgjedhor, si të papajtueshme me Kushtetutën.
Në nenin 68 të Kodit Zgjedhor parashikohet që lista e kandidatëve për Kuvendin, të paraqitura nga partitë politike të cilat nuk zotërojnë asnjë mandat në kuvend duhet të mbështeten nga jo më pak se 10 mijë zgjedhës. Në rastin e koalicionit zgjedhor lista duhet të marrë mbështetjen e jo më pak se 15 mijë zgjedhësve.
Në nenin 71 parashikohet se zgjedhësit depozitojnë në mënyrë individuale nënshkrimet e tyre për mbështetjen e kandidatëve të propozuar nga një grup zgjedhësish apo për partitë dhe koalicionet e parashikuara në KQZ ose përpara noterit.
Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë pretendon se përmes këtyre 2 neneve është cenuar e drejta kushtetuese e barazisë përpara ligjit i parashikuar nga neni 18 i Kushtetutës.
Sipas përllogaritjeve të nënshkruesit rezulton se për të marrë nënshkrimet e 10 mijë zgjedhësve përpara noterit, duhen të paktën 15 milionë lekë të reja vetëm për pagesën e noterit. Në lidhje me depozitimin e kërkesave në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve duhet që 10 mijë zgjedhës të vijnë nga dhjetëra kilometra larg për të nënshkruar listën përkatëse.
Nga analiza e dispozitave, gjykata arrin në përfundimin se gjendemi përpara një kufizimi të pjesëmarrjes në mënyrë të barabartë të partive në zgjedhje.
Ky kufizim për rrjedhojë ka ndikimin e tij negativ edhe për funksionimin e pluralizmit, parim i mbrojtur nga neni 3 i Kushtetutës.
Gjykata vlerëson se nuk ka asnjë arsye të dukshme kushtetuese për të krijuar një dallim të këtij dimensioni ndërmjet partive politike, kandidatët e të cilave janë zgjedhur në kuvend dhe partive të tjera, cka realisht bëhet përmes neneve 68 dhe 71 të Kodit Zgjedhor.
Gjykata vlerëson se përmes këtij rregullimi ligjvënësi krijon pabarazi ndërmjet partive politike për një konkurrim të drejtë ndërmjet tyre, dhe për këtë arsye ka vendosur shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Shqipërisë nenin 68 dhe 71 të Kodit Zgjedhor.
(e.n/news24/BalkanWeb)