E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seanca për bandëne Cërrikut, dëshmonFatos Cubaria

TIRANE- Ka vijuar sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca e radhës gjyqësore për bandën e Cërrikut. Seanca ka vijuar me dëshminë e ish shefit të komisariatit në policinë e Elbasanit, Fatos Cubaria.
Përpara trupit gjykues, Cubaria deklaroi se ka mbajtur këtë post për rreth 2 muaj dhe më pas është zëvendësuar nga Agron Kulicaj, me të cilin ka qëndruar për disa ditë, për ta orjentuar me detyrat.

Cubaria deklaroi se ditën e 23 majit 1997 kishte ardhur në Tiranë me kërkesë të ministrit dhe se në takim me të kishte marrë vesh se cfarë kishte ndodhur në Cërrik po atë ditë.
Në zyrën e ministrit, tha Cubaria mësova se në Cërrik ishin vrarë disa gardistë dhe kishte mbetur i plagosur edhe Agron Kulicaj.

Por dëshmia e Cubarias ka rënë ndesh me atë të Kulicajt pak ditë më parë, i cili deklaroi se kishte negociuar në Cërrik me grupin e armatosur. Për këtë gjykata kërkoi një ballafaqim në seancat e ardhshme mes Fatos Cubaria dhe Agron Kulicajt.

Seanca ka vijuar më tej me dëshminë e gardistit Vladimir Noka i cili rindërtoi edhe një herë atë që kishte ndodhur më 23 maj 1997 në Cërrik.
Noka tregoi se si dy gardistët, Shahi Martini dhe Besnik Syla humbën jetën para syve të tyre.
Gjashtë punonjës të Gardës së Republikës mbetën të vrarë më 23 maj 1997 në Cërrik, ku u plagosën dhe 9 punonjës të Policisë së Shtetit.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›