Kushtetuesja shqyrton pagat e gjyqtarëve
08/04/2009 Seanca
Gjykata Kushtetuese hapi dje seancën gjyqësore të kërkesës ankimore të Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë ndaj ligjit “Për funksionimin dhe organizimin e pushtetit gjyqësor”. Konkretisht Unioni kërkon shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të paragrafit që përcakton se paga e gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda është e barabartë me 50 % të pagës së gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Mbi këtë pagë për kushte të veçanta pune shtohet 10 %. Unioni i Gjyqtarëve e cilësoi antikushtetuese, pasi sipas tyre cenohet parimi i pavarësisë ekonomike. “Ligji ‘Për organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqësor’, në paragrafët e sipërpërmendur cenon parimin e sigurisë ekonomike dhe nenin 138 të Kushtetutës, që sanksionon se ‘pagat dhe përfitimet e tjera te gjyqtarëve nuk mund të ulen”, - argumentoi para Gjykatës Kushtetuese përfaqësuesit e Unionit të Gjyqtarëve Sandër Simoni e Luan Hasneziri. Ata mbrojtën dhe statusin e veçantë që ligji u njeh gjyqtarëve të Gjykatës për Krime të Rënda. Kundër tyre u deklaruan me mungesë prezencë Kuvendi i Shqipërisë dhe përfaqësuesja e Ministrisë së Drejtësisë dhe ajo e Ministrisë së Ekonomisë. Ata kërkuan rrëzimin e kërkesës si të pabazuar në ligj dhe fakte. Ndërsa përfaqësuesja e dikasterit të Drejtësisë sqaroi se ligji s’ka fuqi prapavepruese, ajo e Ministrisë së Financave, Mimoza Dhembi, tha se ligji i ri ka pasur si qëllim krijimin e një hierarkie pagash bazuar në kriterin e karrierës dhe sigurimin e rritjes së mëtejshme të pagës për gjyqtarët. Ajo pranoi se ligji i ri prek disa paga gjyqtarësh të Krimeve të Rënda, por sipas saj numri i tyre është shumë i vogël në raport me përfituesit e tjerë në radhët e sistemit gjyqësor. Unioni i Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka ankimuar para Gjykatës të njëjtin ligj për sa u takon lejeve vjetore.