E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompanitë turke interes për sektorin e gazit dhe energjisë

08/04/2009  Takim bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë

Kompanitë turke shprehin interesin e tyre për të investuar në vendin tonë, kryesisht në sektorin e gazit dhe të energjisë. Gjatë një takimi që kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, Gjokë Uldedaj, pati me drejtuesin e një prej kompanive më të mëdha të gazit, u theksua se anëtarësimi i Shqipërisë në aleancën ushtarake, NATO, po krijon efekte sigurie për investitorët. Biznesmenët turq vlerësuan këtë anëtarësim që i jep më shumë siguri dhe i krijon asaj avantazhe të konsiderueshme tregut shqiptar. Uldedaj i kushtoi një hapësirë të madhe në fjalën e tij shkëmbimeve tregtare dhe bashkëpunimit me Turqinë, mjaft të rëndësishme për vendin tonë. “Në këto 2-3 vitet e fundit kompanitë turke janë mjaft të pranishme në Shqipëri. Por ka vend që bashkëpunimi midis sipërmarrjeve tona, të jetë edhe më i madh”, - tha shefi i Dhomës së Tregtisë. Sipas Uldedajt, Shqipëria ofron mundësi bashkëpunimi në një sërë fushash me interes, si infrastruktura, energjia, ndërtimi dhe kompanitë që investojnë në tregun shqiptar do të kenë mundësinë të punojnë e të shtrihen edhe në tregun rajonal, në Maqedoni, Mal i Zi, Kosovë. Duke folur për disa nga arritjet kryesore të Dhomës së Tregtisë e Industrisë, Uldedaj tha se një nga detyrat permanente është promovimi i bizneseve reciproke. Marrëdhëniet me disa nga dhomat homologe turke, si atë të Stambollit, Uldedaj i quajti të shkëlqyera. Së shpejti, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë do të çelë në Stamboll një zyrë përfaqësimi, sikundër është bërë edhe në disa vende të tjera.

Amnistia

Procesi i faljes së gjobave u aplikua përgjatë gjashtë muajve, që prej muajit tetor të vitit të kaluar e deri më 7 prill të këtij viti. Në të u përfshinë mjetet që janë në qarkullim me qëllim pagesën vetëm për vitin 2008 dhe 2009 të detyrimeve të prapambetura. Gjithashtu në këtë amnisti u përfshinë edhe mjetet që nuk janë në qarkullim. Për këto të fundit u kërkua çregjistrimi i përhershëm. Subjektet duhet të dorëzonin, veç formularit të vetëdeklarimit, lejen e qarkullimit të mjetit, kur e disponon atë, certifikatën e pronësisë, targën, si dhe aktin e përfitimit të pronësisë, për rastet kur mjeti ka ndryshuar pronësi dhe nuk është bërë ndryshimi.

Interpoli

Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor kontrollon të gjitha mjetet në sistemin ASF-2 të Interpolit. “Kontrolli do të bëhet për të gjitha mjetet që aplikojnë për të marrë targë dhe dokumente shqiptare. Gjithashtu ky kontroll do të bëhet në të gjitha drejtoritë rajonale online. “Kontrolli i automjeteve online bëhet në këtë sistem me qëllim zvogëlimin në minimum të trafikut të automjeteve të vjedhura, falsifikimit të dokumentacionit shoqërues të tij dhe evazionit fiskal”, - theksuan burimet e Drejtorisë së Shërbimit Rrugor. Në këtë sistem do të kontrollohen të gjitha automjetet, pronarët e të cilëve kërkojnë shërbime.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›