Mazhorancë-opozitë të pakënaqura me Dobjanin
08/04/2009 Avokati i Popullit raportin në Kuvend për aktivitetin njëvjeçar
Hoxha: Sistemi i drejtësisë skandaloz, Kuvendi të ndërhyjë
Mazhoranca dhe opozita në Komisionin parlamentar të Ligjeve kanë shprehur rezerva mbi mënyrën e funksionimit të institucionit të Avokatit të Popullit gjatë vitit 2008. Pas prezantimit të këtij raporti nga kreu i institucionit Ermir Dobjani, deputetët kanë gjykuar se raporti duhet të kishte më tepër analizë të çështjeve e rekomandime dhe më pak informacione të panevojshme, si ajo e njoftimit për shtyp të qeverisë mbi takimin Berisha–Dobjani. Vetë Avokati i Popullit ka theksuar punën voluminoze të institucionit që ai kryeson dhe ka bërë përgjegjëse për mosndryshimin e situatës vetë institucionet shtetërore, veçanërisht përmbarimorët dhe gjykatat. Përballë sugjerimeve të ligjvënësit Avokati i Popullit u kujtoi atyre se gjatë vitit ka dërguar pranë Kuvendit 3 raporte, të cilat janë lënë sirtarëve.
Informimi
Ekzekutimi i vendimeve të gjyqësorit ka qenë shqetësimi kryesor i ligjvënësve, që edhe në raportin e fundit të Avokatit të Popullit shfaq të njëjtën problematikë. Për këtë Dobajni fajësoi përmbaruesit. “Te ne vijnë ankesat për mosekzekutimin e vendimeve gjyqësore rreth 200 apo 300, sepse në vit mund të ketë 5000 apo 6000. Unë mendoj se ka paaftësi të zyrave të përmbarimit, edhe mosdashje”, - tha Avokati i Popullit. Ai tha gjithashtu se për kategorinë e vendimeve për të cilat është vendosur dëmshpërblim nga organet buxhetore, shpeshherë justifikohet me faktin se nuk ka buxhet organi i shtetit për të ekzekutuar. Avokati i Popullit si institucion këtë vit nuk kishte përfshirë në raportin e tij rekomandimet lidhur me respektimin e statusit të nëpunësit civil. “Në Shqipëri ka një institucion që merret me këtë punë, siç është Komisioni i Shërbimit Civil”, - tha ai.
Rekomandimet
Deputeti i PD-së, pasi e ka cilësuar “skandaloze” mënyrën se si funksionon sistemi i drejtësisë në vendin tonë, i sugjeroi Dobjanit sjelljen në Kuvend të një raporti më të hollësishëm, me qëllim krijimin e hapësirave për Kuvendin që të ndryshojë situatën. “Duke parë statistikat, të cilat nuk ndryshojnë për çështjet e të paraburgosurve, apo tabloja për mënyrën si funksionon sistemi ynë i drejtësisë, do t’i sugjeroja që Avokatit të Popullit këtë vit t’ia dedikonte punën përpilimit të një studimi të veçantë që do të kishte të bënte me afatet dhe kushtet e paraburgimit. Ngrihet një shqetësim madhor i sistemit tonë të drejtësisë, i cili funksionon, do ta quaj pa ndrojtje skandaloze”, - tha ai. Të njëjtin sugjerim bëri edhe socialisti Besnik Dervishi. “Përpiquni të rregulloni diçka referuar atyre sugjerimeve dashamirëse që ne bëmë, me qëllimin që zhvillimin e institucionit të mos ia lëmë vetëm kohës”, - tha Dervishi.