Kushtetuesja, sot "merr në dorë" Akademinë
Gjykata Kushtetuese pritet të zhvillojë sot seancën ku do të diskutohet padia mbi ndryshimin e ligjit të Akademisë së Shkencave. Në emër të akademikëve, pranë institucionit më të lartë që vlerëson parimet kushtetuese, është ngritur zëri i një grupi deputetësh të opozitës. Ata kanë kërkuar interpretimin e Kushtetueses mbi shkeljet ligjore të pretenduara prej tyre për ligjin mbi akademinë. Sipas tyre, ndryshimi i ligjit nga një komision qeveritar i drejtuar nga ish-zëvendëskryeministri, Gazmend Oketa, është politik dhe me synim të qartë për të ndryshuar emrat e Asamblesë së Akademisë me njerëz më pranë së djathtës në pushtet. Po kështu, një debat tjetër i hapur ka qenë edhe ai që lidhet me relacionin e Asamblesë Aktuale të Akademisë së Shkencave dërguar Gjykatës Kushtetuese. Një pjesë e anëtarëve të kësaj Asambleje pohojnë se versioni i tyre është cenuar, pasi ata kanë shprehur kundërshtimet e tyre lidhur me një seri pikash në ligjin e ndryshuar nga qeveria "Berisha". Ndërkohë, që duke cituar mendimet e disa prej këtyre anëtarëve të Asamblesë mësohet se "relacioni i dorëzuar pranë Kushtetueses për këtë qëllim është ndryshuar duke u prezantuar si pozitiv mendimi ynë për ndryshimet ligjore, në një kohë që ne kemi qenë kundër".
Nga ana tjetër, vetëm dy ditë më parë, stafi drejtues i Akademisë së Shkencave, ka vijuar me shpalljen e procedurave për zëvendësimin e 17 emrave të Asamblesë së saj. Emrat që pritet të ngjiten në krye të kësaj strukture vendimmarrëse të Akademisë do të jenë kryesisht të rinj. Ata do të eliminojnë, kryesisht mbi bazë të kriterit të moshës mbi 75 vjeç, emrat e disa prej akademikëve të moshuar që u zgjodhën anëtarë. Ndërkohë që mbeten të paprekur emra të tillë si ai i Ismail Kadaresë, i cili prej kohësh nuk merr pjesë në mbledhjet e Asamblesë së Akademisë.