Kushtetuesja vendim për hartën elektorale
03/12/2004
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar dje se reforma e zonave zgjedhore rrezikohet të bllokohet nga Gjykata Kushtetuese. Shkak për këtë është bërë fakti se PSD, LSI dhe shoqata e të Drejtave të Njeriut, kanë paraqitur në Kushtetuese kërkesën për shpalljen të pavlefshme të ndarjes së re elektorale. Sipas këtyre partive, nuk është e drejtë që harta e re elektorale të realizohet duke marrë për bazë numrin e votuesve që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit. Për ta, ndarja elektorale duhet të realizohet vetëm nëpërmjet listës së zgjedhësve. Duke parë se nuk ka një listë të pakontestueshme atëherë dhe ndryshimet e kufijve zgjedhore nuk mund të realizohen. Nga ana tjetër është ngritur dhe argumenti se ndarja elektorale nuk mund të realizohet një herë në katër vjet, por një herë në 10 vjet.
Ankesa
Dy muaj më parë, Partia Agrare Ambientaliste ka këkuar në Gjykatën Kushtetuese shpalljen të pavlefshëm të nenit 73 të Kodit Zgjedhor, pasi, sipas tyre, është në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë. Por në atë kohë Kushtetuesja e drejtuar nga Fehmi Abdiu, ka rrëzuar kërkesën duke e cilësuar të pavlefshme. Është dashur një tjetër kërkesë, këtë radhë e socialdemokratëve që të vërë në lëvizje kushtetuesen këtë herë të drejtuar nga Gjergj Sauli. Burimet kanë bërë të ditur se mbledhja është zhvilluar dje, ku kërkesa e PSD-së e dorëzuar një javë më parë, është pranuar të kalojë për shqyrtim. Në këtë mënyrë vendimi i dy ditëve më parë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është vënë në dyshim prej dy partive të mazhorancës. Ndërkohë është theksuar se shkak për këtë është reduktimi me dy deputetë të rajonit të Vlorës dhe me një Beratit.
Opozita
Kryetari i Partisë Demokratike ka kërkuar prej Gjykatës Kushtetuese të mos e marrë në shqyrtim kërkesën e PSD-së. Sipas tij, për çështjet që kanë të bëjnë me zgjedhjet, merret një tjetër Gjykatë, ndaj dhe kushtetuesja nuk mund të bëhet palë. Berisha tha se iniciativa është ndërmarrë me urdhër të kryetarit të PS-së, Fatos Nano, me qëllim bllokimin e reformës elektorale. Për demokratët, ndarja e re elektorale është një kërkesë e rëndësishme e paraqitur prej OSBE-së si dhe organizmave ndërkombëtare. Kushtetuesja për Berishën nuk mund të ecë nën ndikimin e "Abdiut". Gjithashtu ai ka bërë të ditur se raporti i KQZ-së duhet të miratohet sa më shpejtë për vetë faktin se në muajin zgjedhor do të zhvillohen zgjedhjet. Sipas Kushtetutës së Shqipërisë ndarja zonale nuk mund të realizohet në gjashtë muajt e fundit të punimeve të një legjislature.
Kushtetuta
Neni 64
Numri i përgjithshëm i deputetëve të çdo partie dhe/ose koalicioni partish përcaktohet në raport sa më të afërt me votat e vlefshme të marra prej tyre në të gjithë vendin në raundin e parë të zgjedhjeve
Neni 68
1. Kandidatët për deputetë mund të paraqiten vetëm nga partitë politike, nga koalicionet e partive, si dhe nga zgjedhësit.
2. Rregullat për caktimin e kandidatëve për deputetë, për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve, si dhe përcaktimi i zonave zgjedhore dhe kushtet e vlefshmërisë së zgjedhjeve rregullohen nga ligji për zgjedhjet
Kodi Zgjedhor
Neni 73
Ndarja e zonave zgjedhore bëhet sipas kritereve të mëposhtme:
1. Numrit të zgjedhësve që kanë marrë pjesë në votime në çdo njësi zgjedhore në zgjedhjet e fundit që i paraprijnë mbledhjes së Komisionit. Asnjë zonë zgjedhore nuk lejohet të ketë devijim më të madh ose me të ulët se 5 për qind nga numri mesatar i zgjedhësve në shkallë Republike, përveç rasteve që detyron zbatimi i pikës 7 të këtij neni. Numri mesatar përcaktohet nga pjesëtimi i numrit të përgjithshëm të zgjedhësve që kanë marrë pjesë në votime me numrin 100 të zonave të zgjedhjeve.
2. Vazhdueshmërisë së zonës zgjedhore. Asnjë zonë zgjedhore nuk lejohet të ketë ndërprerje ose ndërfutje me zona të tjera zgjedhore.
Ankesat
Në shtator, PAA paraqet kërkesën për shpalljen antikushtetues të nenit 73 të Kodit Zgjedhor
Në tetor, Kushtetuesja rrëzon kërkesën, duke vlerësuar se nuk është në kompetencën e saj
Në fund të nëntorit, PSD paraqet një tjetër kërkesë kundër nenit 73 të Kodit Zgjedhor
Më 1 dhjetor, Kushtetuesja pranon të marrë në shqyrtim kërkesën e PSD-së
Më 1 dhjetor KQZ e cilëson ligjor ndarjen e re elektorale
Më 2 dhjetor, Berisha hedh dyshimin se socialistët për kërkojnë bllokimin e reformës