Topi: Fillimisht do përzgjedhim kandidaturat, pastaj koalicionet
03/12/2004 Partia Demokratike do të jetë e hapur për një koalicion me partitë e së djathtës, por gjithsesi mbështetja e saj kryesore në përzgjedhjen e figurave për zgjedhjet e 2005 do të jenë personat që vijnë nga shoqëria civile. Kryetari i Grupit parlamentar të PD-së, Bamir Topi, në një prononcim për "Metropol" është shprehur se për koalicionet me partitë e tjera do të flitet në një moment tjetër, ndërsa po punohet nga degët e PD-së në rrethe për identifikimin e figurave me potencial intelektual.
Z. Topi a do të ketë PD koalicion me partitë e tjera të djathta në zgjedhjet e 2005?
Problemi i koalicioneve nuk konsiderohet i mbyllur, por partneritetin bazë ne e kemi demonstruar edhe në takime të tjera publike dhe me median që, do ta kemi figurat më potenaciale të botës akademike, më potencialet të shoqërisë civile, të medias, biznesit, sepse na rezulton që ekzaltimi i vlerave në këto komunitetet është me mjaft vlera. Pra, ka potenciale intelektuale, ka njerëz me personalitet dhe integritet moral. Këtë partneritet dhe integritet, për fat të keq, ndonjëherë nuk e kemi gjetur në partneritetin e sensit politik me partitë. Gjithsesi, kjo nuk presupozon që aleancat të jenë të mbyllura, por që prioritet i yni do të jetë ky partneritet dhe pastaj për ndonjë aleancë politike do të jenë momente të tjera, ndoshta jemi herët akoma.
Lidhur me emrat e kandidatëve, a ka nisur identifikimi dhe cilat do jenë kriteret e përzgjedhjes së tyre?
Problemi nuk është tek identifikimi, por është te përzgjedhja midis grupeve të identifikuara, sepse ka shumë që janë disponibël që të konkurrojnë për të dalë kandidatë.
Te kandidatët do të shihet linja politike, ata që kanë qenë pranë së djathtës, pastaj janë dhe potencialet intelektuale, që do të determinojnë në përzgjedhjen e tyre