PSG 200 milion euro ne nje vit

Ishte 30 qershori 2011 kur sheikët nga Katari blenë Paris Seint Zhermenin, një klub që pavarësisht emrit të madh nuk ishte mes skuadrave më të rëndësishme të futbollit europian. Kanë kaluar diçka më shumë se 12 muaj nga ndryshimi i pronësisë së klubit dhe shifrat e shpenzuara nga drejtuesit e rinj janë të frikshme.
Madje janë një rekord më vete dhe kanë thyer primatin e shpenzimeve të vendosur më parë nga Roman Abramoviç te Çelsi apo nga sheiku Al Mansur te Mançester Siti. Me afrimin e Zlatan Ibrahimoviç, klubi parizien ka arritur kuotën e 200 milionë eurove të shpenzuara vetëm për blerjen e kartonëve të futbollistëve.
Nga kjo shifër 171 milionë euro kushtojnë vetëm lojtarët e formacionit, ashtu si duket në grafikë, ku numrat e fanellave në kuadratin e verdhë janë zëvendësuar me vlerën që janë afruar lojtarët.
Shifra u arrit mbi të gjitha me blerjet më të fundit të realizuara gjatë kësaj vere, ku skuadra u përforëcua me Tiago Silvën, Lavecin apo Ibrahimoviç. Nga investimet e pasanikëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe kanë përfituar mbi të gjitha klubet italiane, ku përveç Milanit dhe Napolit, te PSG kanë shitur lojtarë edhe Roma, Palermo, Juventusi, Interi e Peskara.
Një tjetër statistikë e jashtëzakonshme është edhe ajo e rrogave vjetore që klubi francez do ti paguajë “skuadrës së ëndrrave”. Në total shifra është 59 milionë euro vetëm për formacionin titullar, ku vetëm Ibrahimoviç e Tiago Silva përfitojnë 23 milionë euro. Ata që paguhen më pak janë Jalet me 1.2 milionë euro rrogë, Sisoko 3.8 dhe Maksuell e Tiago Mota në kuotën 4.5.