Farsa dhe dialogu
27/04/2005 Kryetari serb, Boris Tadiq, kërkoi “dialog” me kryetarin e Kosovës, z. Rugova, në kohën kur serbët e Kosovës tashmë përfundimisht e kanë humbur identitetin e vet politik, pikërisht për shkak të shantazheve të vazhdueshme të Beogradit dhe filozofisë së trashëguar nga koha paratadiqiane “për Beogradin si qendër e të gjithë serbëve”.
Zhvillimet e fundit përreth Kosovës janë zhvilluar sipas një logjike të thjeshtë: kryetari i Serbisë i bën “ftesë” dr. Rugovës për dialog politik; Oli Rehn “ia përkthen” këtë ftesë opinionit politik të Kosovës dhe ia përkujton popullit të Kosovës se e ka në dorë të vendosë nëse do të ndikojë në zhvillimin (ekonomik, para së gjithash) të saj, duke ia përkujtuar shkopin dhe karrotën; ndërkohë, Kosova vazhdon rrugëtimin e saj drejt krijimit të vlerave të mirëfillta demokratike, pa e vrarë mendjen për “ftesat me miradashje” të fqinjëve, që vazhdojnë të kenë aspirata territoriale ndaj saj.
Farsa
Kryetari serb, Boris Tadiq, kërkoi “dialog” me kryetarin e Kosovës, z. Rugova, në kohën kur serbët e Kosovës tashmë përfundimisht e kanë humbur identitetin e vet politik, pikërisht për shkak të shantazheve të vazhdueshme të Beogradit dhe filozofisë së trashëguar nga koha paratadiqiane “për Beogradin si qendër e të gjithë serbëve”. Por, z. Tadiq e di mirë se para se të kërkohet dialog politik duhet të krijohen kushte politike të mjaftueshmme për të. Ose, së paku, të justifikueshme. Krejtësisht shkoqur: udhëheqja serbe duhet të pranojë botërisht se serbët e Kosovës janë qytetarë të Kosovës e jo të Serbisë. Kjo është esenciale. Thirrjet për dialog, jashtë këtyre rrethaneve, janë të pakuptimta. Farsë, madje. Këtë duhej ta dinte mirë z. Rehn, i cili u shndërrua në telall të ideve të të tjerëve. Duke u përpjekur që të jepte shenja inkurajuese se politika e Bashkësisë Evropiane karshi Kosovës po këndellet, me projektin për ringjalljen ekonomike të Kosovës, ai dëshmoi po ashtu qartë se BE-ja dhe OKB-ja në Kosovë nuk janë marrë vesh asnjëherë si duhet për ndarjen e “pushtetit” ekonomik në Kosovë.
Dialogu
Ftesa për dialog do të ishte veprim i arsyeshëm politik, nëse për të do të kishte arsye politike, që nënkupton njohjen e reciprocitetit politik dhe entiteteve politike përfaqësuese. Edhe ftesa e z. Tadiq do të nënkuptonte përpjekje për t’i zgjidhur probleme, të cilat kërkojnë bisedime. Por, para se të ndodhë kjo, z. Tadiq duhet ta njohë Kosovën si entitet të pavarur politik, ndërsa serbët që jetojnë këtu si qytetar të Kosovës. Në çdo rrethanë tjetër, thirrja e tij është qëllimkeqe, prandaj nuk ka pse të komentohet.
Kosova ka dhënë shembuj të mjaftueshëm se e njeh institucionin e dialogut dhe të repsektimit të vlerave demokratike, në të cilat përfshihet edhe dialogu. Por, ajo ka dhënë po ashtu shembuj të mjaftueshëm se e ka krijuar fytyrën e vet politike dhe se frymon si entitet i pavarur politik, i cili e ka platformën e vet politike nga e cila nuk heq dorë.
Bisedime politike të mirëfillta me Beogradin, sikur dihet, nuk mund të ketë, përderisa hegjemonia serbe të ruajë aspiratat pushtuese a koloniale ndaj Kosovës. Pavarësia e saj është e panegociueshme.
“Shkopi dhe karrota”
Nëpërmjet lojës së shkopit dhe karrotës komisioneri i BE-së për Zgjerim, Oli Rehn, shpalosi një segment të dhembshëm të funksionimit të strukturës të cilën ai e përfaqëson: zyrtarët e BE-së dhe të OKB-së, edhe më tej, do të përpiqen që shtizat t’i thyejnë mbi kurrizin e popullit të Kosovës. Sikur tha vetë z. Rehn, mosëmarrëveshjet për parcializimin e roleve (që nënkupton betejën për pushtet politik) kanë ndikuar që ekonomia e Kosovës të mbetet peng i “çështjeve të pazgjidhura ekonomike”. Madje, Oli Rehn nuk ngurroi që nga poltroni “i të fortit” të bëjë thirrje për dialog politik mes Kosovës dhe Serbisë, si leksion për “nxënësit e padëgjueshëm”, duke e pranuar lojën e provokimeve nga kryetari i Sebisë.
Përkthyer me terma më praktikë, ftesa e kryetarit të Serbisë nënkupton kërcënim të hapur të tipit: ne e kemi në dorë zhvillimin tuaj, pranoni biseda ose do të vuani pasojat e moshzvillimit ekonomik! Dikush duhet sidoqoftë që t’ia kujtojë z. Rehn se në politikë ka gjëra që janë të varura nga njëra- tjetra, por ka edhe çështje, të cilat janë paraprakisht të caktuara që ta ndjekin rrugën e vet, sikundër që ka gjëra që kërkojnë të negociohet për to, por edhe gjëra për të cilat nuk mund të negociohet.