Merr fund pushtimi sirian i Libanit
27/04/2005 Trupat e fundit siriane janë larguar nga territori i Libanit pas një ceremonie lamtumire, të zhvilluar në Luginën Beka, në kufirin mes dy vendeve. Largimi i këtij kontigjenti i jep fund pranisë ushtarake 29-vjeçare të Sirisë në Liban, e cila filloi pas shpërthimit të luftës civile në këtë vend.
200 ushtarët e fundit që u lanë mbrapa për ceremoninë e lamtumirës, janë larguar nga Lugina e Bekës në drejtim të Sirisë të martën. Dhjetëra zyrtarë ushtarakë dhe të shërbimeve të fshehta të Sirisë u larguan në një autokolonë me automjete të reja që binin në sy. Trupat siriane, të cilat qënduan për 29 vjet në Liban, ndjejnë keqardhje pasi, ndër të tjera, kishin edhe stimuj materialë që shërbenin në këtë vend.
Pas protestave të fuqishme kundër Sirisë në Liban gjatë muajve të fundit dhe presionit ndërkombëtar mbi regjimin e Damaskut, ceremonia e largimit të trupave të fundit ishte një rast për të nderuar ushtrinë siriane. Kjo ditë shënon fillimin e një epoke të re për Libanin, por gjithashtu hap një faqe të re edhe për Sirinë, e cila po sheh se roli i saj në rajon është zbehur shumë.