Kushtetuta e Europës dhe vota kundër
13/06/2005 Hollandezët votuan me “Jo” ndaj Kushtetutës së Europës, si dhe shumica e Francezëve. Pjesëmarrësit në Referendumin e zhvilluar më 1 qershor 2005, votuan me 63 për qind kundër Kushtetutës. Rezultati ishte më i lartë se para tre ditëve në Francë. Kështu, një vend tjetër i dytë, nga gjashtë themeluesit e Europës së Bashkuar, u shpreh kundër këtij dokumenti themelor. Afro 50 për qind e 12,5 milion votuesve me të drejtë vote, dhanë mendim të kundërt. Pjesëmarrja ishte dukshëm më e ulët se në Francë. Gjithashtu, është rritur në 30 për qind kundërshtimi i partive pjesëmarrëse në Parlament, të cilat nuk duan të pranojnë këtë situacion paradoks, që Parlamenti duhet të refuzojë ratifikimin, megjithëse 80 për qind e deputetëve të qeverisë dhe të opozitës, janë për ratifimin e saj. Kryeministri, Balkonende, ka qenë optimist deri në fund të Referendumit, megjithë mendimet e qarta kundër të personeve të pyetur dhe të rezultave negative që priteshin më parë.
Hollandezët dyshojnë në humbjen e sovranitetit shtetëror, identitetin e tyre nacional dhe pavarësinë e shtetit të tyre. Ata mendojnë se Europa është shumë e kushtueshme, duke u bazuar në detyrimet kombëtare financiare të deritanishme që shkojnë në buxhetin e bashkësisë. Në krijimin e këtyre dyshimeve, që nuk kanë të bëjnë me Kushtetutën, sepse ajo i mbron këto parime të sovranitetit, identitetit dhe të zhvillimit ekonomik dhe financiar të vendeve anëtare të saj, kanë ndikuar problemet e përgjithshme ekonomike dhe sociale, të cilat janë të ndjeshme në të gjitha vendet e zhvilluara të bashkësisë europiane. Në aspektin politik, kanë influencuar shfaqjet e terrorizmit dhe rritja e pakënaqësive ndaj islamizmit ekstremist, të cilat kanë shkaktuar pasoja që mbahen akoma aktuale nga propaganda dhe media dhe ndikojnë drejt për drejtë në vlerësimin politik të situatës, qëndrimin ndaj bashkësisë europiane dhe rezultateve të zgjerimit të saj.
Hollandezët qëndrojnë akoma në kujtimin e Banne Pim Fortuynus. Ai ishte drejtuesi i Partisë Popullore, i cili u vra më pranverën e vitit 2002, në qëndrën politike dhe kulturore shtetërore. Tre vjet më pas u rikujtua dhe irritoi votuesit ngjarja tragjike, duke dhënë një tronditje të fortë në Referendumin e së mërkurës për një “Jo” kundër Kushtetutës. Fortuynus ishte personazhi politik që propogandohej në televizion, si politikani më popullor deri në fund të vitit 2004, i cili përfaqsonte kundërshtimin kundër “mbipopullimit” të Hollandës, “qëndrimin kundër islamizmit”, si dhe kundër pushtetit në rritje të Parlamentit të Europës. Ai ka qenë objet i diskutimit në çdo rast të përpjekjeve “për marrëveshje”, midis grupimeve të ndryshme politike. Në debatet politike të hapura dhe në dhomat e mbyllura politike, është referuar në rastin e tij për të arritur synime të caktuara politike, të cilat kanë qenë në kundërshtim me zhvillimet e përgjithshme të integrimit europian.
Krahas kësaj ngjarjeje, propogandohet shumë edhe atentati i motivuar nga terroristët islamikë kundër regjizorit të njohur të kinematografisë, Theo van Gogh. Ky rast ka ndikuar që pothuajse të gjitha partitë, të reflektojnë në programet e tyre politike kundër politikës ndaj të huajve, luftës kundër terrorizmit. Ato i kanë bashkuar forcat politike për marrëveshje dhe uljen e konflikteve dhe luftës politike midis tyre për këto probleme. Deputeti Tëeede Kamer, vë në dukje se kjo ka ndikuar në polarizimin dhe kalimin në përqëndrimin plotësisht të ndryshëm të politikës. Në shtetet perëndimore europiane, kur dëshira për konses dhe marrëveshjet ishin të huaja për demokracinë e asaj kohe, u bënë kushte kryesore të ideologjisë së partive të qendrës, të cilat fituan shumicën e votueve dhe erdhën në pushtet. Politika e demokracisë së shumicës ka ngjallur debatet e kapitalizmit të sotëm, si po bëhet për shëmbull në Gjermani, nga Shrëder dhe partia e tij e drejtuar aktualisht nga Müntefering. Në politikën hollandeze, ky debat dhe trajtimi i ri teorik i karakterit të kapitalizmit të sotëm, në mbrojtje të interesave kombëtare, është diçka e re.
Ideja e votimit të drejt për drejtë nga populli, të Kushtetutës së Bashkimit Europian, ka qenë e pakëshillueshme dhe e padobishme, për shumë studiues të së drejtës dhe politikanë. Bashkimi Europian është një arritje e lindur nga një projekt elitë dhe jo nga ndonjë lëvizjeje popullore e brëndëshme e vendeve europiane. Referendumet janë momente shumë të rëndëshishme të përcaktimit të periudhave historike të popullit të një kombi. Për këtë arsye, forcat politike kanë detyrë të ndihmojnë dhe ndikojnë në rezultat e dëshiruara. Këto rezultate nuk mund të parashikohen me optimizëm euforik, por me njohjen reale të mendimit paraprakisht të popullit. Në raste të tilla, populli do që të përfitojë diçka konkrete, të dukshme, të prekshme, të ndjekshme. Ai nuk mund të kënaqet vetëm me propogandën e diçkaje abstrakte e të pa kuptueshme në rrethana të caktuara. Kur nuk ke çfarë t’i japësh popullit, nuk mund as të kërkosh prej tij. Ndryshe do të kërkohet dështimi i arritjeve politike, për vetë mos krijimin e faktorit të brëndshëm subjektiv të njerëzve që japin votën për të ardhmen e tyre, të cilën e duan të qartë dhe të sigurtë.
Ka rëndësi të theksohet, se sjellja e politikanëve të lartë me moton “neve dimë, çfarë është më e mira për neve”, nuk do akzeptohej dhe pranohej verbërisht më nga populli. Në marrjen e vendimit për referendum, nuk është vlerësuar në masën e duhur ky rrezik për një votim të kundërt. Euforia e rezultateve të dukshme politike, dobësoi arsyen e thellimit në analizën e gjëndjes politike europiane dhe parashtimin e masave të mëparshme për t’iu shmangur krizave të mundëshme. Ndërsa në Parlamentin e Hallandës ishte e ditur se populli nuk do të mbështeste, por do të ishte në shumicën e tij kundër. Me më pak optimizëm, ishte gjëndja edhe në Parlamentin e Francës, por u këmëngul duke pritur nga populli arritjen e ndryshimit të vendimit në mendimin përfundimtar, për të cilin u shtua kujdesi, jo me kohë, por në ditët dhe orët e fundit, kur shpresat ishin zbehur. Me zgjuarsi u veprua në Gjermani, ku në sajë të këmënguljes së opozitës, nuk u pranua bërja e referendumit popullor dhe u realizua me shumë sukses ratifikimi nga Parlamenti dhe Dhoma e Lartë e Parlamentit.
Në rastet e rezultateve të pa garantuara të një referendumi, përfaqësuesit e popullit në Parlament, gjënden përpara alternativës: “të shkojnë drejt referendumit popullor për të dëgjuar drejtpërdrejtë mendimin e tij, ose të vendosin me kurajo në emër të tij, sipas së drejtës së tyre kushtetuese. Deputeti i pavarur në Parlamentin hollandez, Geert Ëilders, dha mendime në kohën e duhur për diskutimin e bërë për referendumin, për të mos u kryer, duke argumentuar rrezikun e tij. Ai nuk ishte përfshirë as në mosmarrëveshjen për anëtarsimin e Turqisë në Bashkimin Europian dhe as në grupimin e liberalëve të djathtë, ku Pim Fortuyn ishte për inskenimin e një referendumi për të rritur influencën e populistëve dhe arritjen e suksesit në “politishen Establishment” Astimus.
Referendumi pritej nga ata që ishin përkrahës të zjarrtë të tij, deri në çastet e fundit për t’u festuar si “fitore e demokracisë”, megjithëse të dhënat sa vinin dhe rriteshin kundër tyre dhe kundër mendimit të Qeverisë, e cila ishte kundër referendumit. Deputetët pro referendumit, kërkuan që hollandezët të pyeteshin, ata donin debatin me qëndrimet e ndryshme politike dhe ata donin që përgjigja e tyre të merrej dhe të dëgjohej. Në faktin që tetëdhjetë për qind e deputetëve ishin për ratifikimin e Kushtetutës, kjo dukej një zgjidhje e mirë. Por nuk njihej mirë gjendja dhe u bë pak për ndërgjegjësimin e popullit pët miratimin e këtij dokumenti, duke u lënë hapësira të dukshme kundërshtarëve për të forcuar propagandën e tyre kundërshtare. Këtu qëndron edhe dështimi i partive më të mëdha. Në ofensivën e tyre për propogandimin e Europës, u vu re mungesa e bashkëpunimit dhe përforcimit të përpjekjeve të përbashkëta në fushatën para referendumit. Me vonesë reaguan edhe politikanët qeveritarë. Kryeministri Balkenende, që gëzon vetë pak popullaritet në popull, besonte shumë në vetvete dhe nuk u vu në lëvizje në kohë me ministrat e tij. Ai priste deri në fund një kthesë drastike të rezultatit, sa “Po”-ja popullore do të ishte si edhe mendimi i Qeverisë. Optimizmi pa baza, i mbështetur në rastësinë, është i dëmshëm dhe sjell si pasojë, gjëndje që do shumë punë për ta ndrequr.
Me vonesë po krijohet bindja në Hollandë, në Francë, si dhe në Gjermani dhe vende të tjera, se është e domosdoshme që populli të bindet dhe të jetë i sigurtë nga vetë drejtuesit e Europës për të përkrahur dhe mbrojtur idenë e bashkimit dhe forcimit të Bashkimit të Europës. Edhe përcaktimi i qartë se deri ku do të shtrihet Europa, është një masë e nevojshme për të hequr frikën nga shtrirja pa kufi dhe rritja e detyrimeve financiare të shteteve më të zhvilluara, për të kontribuar në mbajtjen dhe funksionimin e bashkësisë së madhe europiane. Këshilli i Europës është e nevojshme të zbatojë një politikë më liberale dhe pa konfrontime me qëndrimet e veçanta në këtë fazë delikate të konsolidimit të bashkësisë. Kushtetuta i hap hapësirat e unifikimit të veprimtarisë së saj, por akoma është faza e miratimit të saj nga shtetet anëtare. Ajo nuk mund të kalohet pa probleme dhe ballafaqime të thella, siç po tregon vetë praktika. Arritjet e deritanishme, janë të mëdha në sajë të angazhimit të organeve përfaqësuese të popullit dhe të qeverive aktuale. Por në marrjen e drejt për drejtë të mendimit të popullit, është e domosdoshme që bashkësia të provojë në praktikë mbrojtjen e interesave dhe aspiratave të popujve të vendeve anëtare, që edhe ata të binden në nevojën e saj dhe të thonë fjalën e tyre “Po” në ratifikimin e Kushtetutës.
Në mënyrë të detyruar, lind detyra e një propagande të zgjuar e konkrete për popullin francez dhe atë hollandez, për të sqaruar paqartësitë dhe nevojën e Kushtetutës së Europës, si dokumenti që garanton të ardhmen e tyre, të shtetit të tyre identitetit dhe të zhvillimit, si dhe mënjanimin e mangësive të vëna re deri tani në fushën ekonomike dhe sociale. Me anë të unifikimit të veprimtarisë së bashkësisë do të krijohet përparësi në bashkimin e forcave për mbrojtjen e interesave ekonomike europiane nga konkurenca e fortë ndërkombëtare, si dhe rritjen e prodhimit të brëndshëm, uljen e papunësisë dhe mbrojtjen e interesave kombëtare në raportet e studiuara ligjore dhe ekonomike të globalizimit.
Harmonizimi i investimeve të brëndshme dhe i transferimit të kapitalit nga vendet më të zhvilluara në vendet e tjera, duhet të rregullohet me ligj për të mos lejuar pazotësinë e shtetit në mbrojtjen e interesave kombëtare ekonomike. Probleme të përsosjes së legjislacionit në kushtet e sotme, dalin edhe për legjislacionin ndërkombëtar. Ligjet e vendosura në kohën e ekzistencës së dy blloqeve të mëdha kapitaliste dhe socialiste, kur ekzistonte Bashkimi Sovjetik dhe perëndimi synonte të depërtonte politikisht dhe ekonomikisht në këto vende për të demokratizuar ato, dhanë efektin e tyre. Tani Bashkimi Sovjetik është shpërbërë, Rusia ka futur ekonominë e tregut në rrugën e saj të demokratizimit, Kina zbaton sistemin socialist në kushtet e ekonomisë së tregut dhe pranon ekzistencën e dy sistemeve socialiste, në territorin e saj të mëparshëm, dhe kapitalist, në ish-kolonitë që i janë rikthyer, si Hong Kong, Macao, si dhe të njejtën politikë premton edhe për Taivanin, me të cilin kërkon ribashkimin si territor i saj. Rregullat e mëparëshme, si ato të tregtisë së lirë të Organizatës Botërore të Tregëtisë, përdoren si argument i drejtë nga Kina për të mbrojtur eksportin e tekstileve të saj nga kundërshtimet e Amerikës dhe Europës.
Në kushtet e bashkësisë, këto masa do të ishin më të plota dhe më të efektshme për ekonominë dhe mirëqënien sociale në çdo vend të bashkësisë, në krahasim me një shtet të veçuar dhe të izolual nga bashkësia, të cilës i përket dhe për të cilën kanë investuar shumë deri tani shtetet që themeluan këtë bashkësi dhe hapën perspektivën e përbashkët të afrimit dhe integrimit.
Problemet e ndjeshme të rënies ekonomike dhe sociale, kushtëzohen, kryesisht nga konjuktura e marrëdhënieve ekonomike dhe financiare ndërkombëtare, vatrat e nxehta të politikës, luftrave dhe konfrontimeve shoqërore në vende të ndryshme, sidomos në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë. Vëndet e zhvilluara europiane me historinë e tyre të fuqive të mëdha koloniale, do të mund të japin ndikimin e tyre pozitiv në ruajtjen e stabilitetit politik dhe të arritjes së paqes në këto vende, si kusht edhe për rritjen e zhvillimit ekonomik ndërkombëtar, duke qenë të bashkuara në bashkësi. Këtë tregoi edhe përvoja e luftrave të fundit në Bosnjë dhe Hercegovinë, në Kosovë, në Afganistan dhe së fundi në Irak.
Në rëndësinë dhe rezultatet premtuese për të ardhmen, të nevojës së forcimit të Bashkimit të Europës do të përmëndnim, si një shembull shumë pozitiv, rastin e Spanjës. Ajo është shtet antar i Bashkimit Europian që prej nëntëmbëdhjetë vjetësh dhe është në një rritje vjetore të vazhdueshme ekonomike. Ajo është vendi i vetëm që ratifikoi Kushtetutën Europiane me shumicë të votave, megjithëse nuk duhet harruar fakti i pjesmarrjes së pakicës në votimin e referendumit. Në këtë vend është aktual në kujtesën e njerëzve kënaqësia për transformimet e bëra për shkak të marrëdhënieve me Brukselin, ashtu si ishte para disa dhjetë vjeçarësh në vendet themeluese të bashkësisë, që u vlerësur si një arritje historike dhe me rëndësi për të ardhmen të vlerave të demokracisë dhe paqes në kontinentin tonë, që solli “Europa e Re”. Megjithatë, ideja e Brukselit për kërkesat për zgjerim nuk përkrahet edhe në opinionin spanjoll, i cili është konfrontuar po me ngjarje të rënda të kriminalitetit dhe të terrorizmit të brëndshëm dhe ndërkombëtar islamik. Prandaj, kryerja graduale e zgjerimit të nevojshëm, kërkohet të shoqërohet me punë më të madhe në bindjen e njerëzve për të qenë të ndërgjegjshëm dhe të mbështesin me ndërgjegje reformat me rrezatim në të ardhmen.
Rasti i Hollandës dëshmon për mirënjohjen ndaj Pim Fortuyn për leksionin e parë: të bashkëbisedimit me popullin, dhe, të leksionit të dytë, për Referendumin e Bashkimit Europian: arritja e një fitoreje i përket forcës së sigurisë për të. Franksioni i majtë dhe të gjelbërit në deputetët hollandezë, janë të bindur për arritjen e rezultateve të integrimit europian, megjithë arritjet e hidhura të padëshiruara, për korigjimin e referendumit të parë në historinë e pas luftës së Dytë Botërore. Mendoj se edhe vetë populli hollandez, që dallohet për tolerancën dhe afrimin miqësor me popujt e tjerë dhe marrëdhëniet shumë të mira midis shtesave të ndryshme të popullsisë dhe të të huajve të vendosur në këtë vend, do të arrijë shpejt në përfundimet e drejta të vazhdimit të rrugës së integrimit në Europë.