Kushtetuta e UE, shtohet frika e Jo-së franceze
26/03/2005 Kushtetuta e Evropës ka mbuluar si mbulesa tavolinën e debatit të ditëve të fundit në grupimet politike të Unionit Evropian. Kësaj here nuk është në lojë vetëm një traktat ndërmjet unionistëve, por vetë Kushtetuta e Evropës, për të cilën kanë derdhur shumë djersë një numër i madh specialistësh politikë e konstutucionalistë. Nuk është hera e parë që Evropa përballet me probleme që vënë në një pikëpyteje iniciativat e të mëdhenjve të unionit. Tashmë fushata e nisur në Evropë që u konkretizua me një Po spanjolle pa asnjë problem po hyn në fazat interesante të zbulimit të thyeshmërisë së lehtë të iniciativave evropiane dhe të mungesës së forcës bindëse politike të atyre që drejtojnë këtë union. Miratimi spanjoll nuk bënte ndonjë lajm të madh në Evropë. Të gjithë e dinin se në këtë vend Kushtetuta do të miratohej edhe pa u lexuar fare në njerëzit e thjeshtë. Dhe sepse të gjithë e dinin se Kushtetuta do të merrte votën e spanjollëve u caktua pikërisht ky vend për të startuar formën referendare të miratimit. Spanjollët kanë përfituar shumë ekonomikisht nga hyrja në UE dhe nga iniciativat financiare të Evropës.
Tani është radha e Francës, një vendi që ka dhënë një kontribut të madh për Evropën dhe që së bashku me Gjermaninë janë ata që i kanë dhënë kësaj iniciative vlerat reale të një bashkëpunimi tërësisht evropian.
Por, në këtë vend, ku skeptikët janë të shumtë dhe ku frika nga Evropa është shndërruar në frikë për humbjen e vendit të punës dhe të përkrahjeve sociale nga shteti ka shumë gjasa që miratimi i Kushtetutës të jetë seriozisht në rrezik. Sondazhet e fundit e tregojne se francezët nuk janë të gatshëm të votojnë me një shumicë pro Kushtetutes së Evropës edhe pse njeri nga ata që ka drejtuar komisionin që realizoi dokumentin është një ish-president i të djathtës franceze, që sot ka pushtetin në Francë.
Të gjithë forcat politike që janë për miratimin e Kushtetutës jane bashkuar dhe nuk kanë hezituar të bëjnë edhe takime të përbashkëta për të mundësuar bindjen e sa më shumë votuesve që t’i thonë po Kushtetutës. Por kampi i atyre që e kundështojnë këtë dokument po shtohet dita–ditës me gjithë optimizmin e kreut të shtetit, Shirak dhe entuziazmit politik që e karakterizon. Dhe tani për tani të gjithë në Evropë e kanë kuptuar se beteja për Kushtetutën evropiane luhet në Francë dhe aspak në Greqi apo Lituani. Optimizmi për Evropën e viteve ‘90 dhe të mirat që vijnë prej saj nuk janë në të njëjtin nivel në ditët e sotme. Ndërkohë, klasa politike ka nevojë për një përkrahje të madhe për të realizuar miratimin e Kushtetutës dhe realizimin e projekteve që lejon një kornizë ligjore, që do detyronte shtetet anëtare të respektojnë marrëveshjet. Frika e një mohimi francez për Kushtetutën sjell me vete edhe frikën e asaj që do të ndodhte pas një JO-je që vjen nga vendi që ka iniciuar unionin. Vendet që sapo janë bërë anëtare me të drejta jo të plota mundet që të shohin ndihmën e tyre të reduktuar, por edhe të detyruar që të respektojnë atë që do të vendosin anëtarët e vjetër për to. Ndërkohë që për ato vende që shpresojnë të bëhen anëtare një dite, gjithçka do të vonohet. Problemi i papunësise në France dhe Gjermani është një nga problemet më të mëdha që mund të ketë një raport të drejtpërdrejtë me përqindjet që japin sondazhet e ditëve të fundit dhe që nxjerrin mbi 51 për qind të votës kundër dokumentit themeltar të europianeve të nesërm. Krizat e njëpasnjëshme të unionit që nga problemi i luftës në Irak, debati mbi Turqinë, ligji europien për liberalizmin dhe tani së fundi kushtetuta po e dobësojnë imazhin e një bashkëpunimi të tillë, megjithëse të konsoliduar tashmë.
Dhe sot megjithë angazhimin e një pjese të madhe të politikës franceze majtas dhe djathtas nuk është akoma shumë i qartë se cili do të jetë angazhimi i personave publike të njohur në Francë apo në vende të tjera të Europës për të bërë të mundur hedhjen poshtë të frikës se një jo-je franceze dhe krijimin e një atmosfere më shumë festive. Qytetarët kanë nevojë ta kuptojnë se kushtetuta europiane nuk duhet të ngaterrohet me problemet e brendëshme të secilit vend. Por një gjë është e sigurtë që një votë kundër për kushtetuten në Francë në referendumin e fundmajit do të vinte në dyshim iniciativa të tjerë më të mëdha që do ti kushtonin unionit edhe më shumë vite të tjera të humbura.