E Hënë, 2 Nëntor 2026

Libreza do të ketë 1 mijë lekë dhe një palë çorape

26/03/2005  Banka Popullore, librezë kursimi për të sapolindurit në maj

Të lindurit në maj do të jenë të parët që do të përfitojnë nga llogaria “çorape” e Bankës Popullore. Kështu, duke filluar nga 1 maji, kjo bankë do të vendosë në dispozion të çdo të linduri në Tiranë dhe në të gjitha degët e saj në rrethe, një librezë kursimi me një shumë simbolike. “Produkti ynë do të hidhet në treg, duke filluar nga 1 maji në Tiranë dhe më pas në të gjitha degët në rrethe”, thotë Edvin Libohova, drejtor i Bankës Popullore. Kështu rrethet Kavajë, Sarandë, Vlorë, Bilisht, Shëngjin, Himarë, etj., ku ka degët e veta Banka Popullore, do të jenë dhe rrethet ku do të hidhet në treg produkti më i ri i kësaj banke. Shumë simbolike prej 1 mijë lekësh të reja, do të shërbjë si nisje për fëmijët e sapolindur për të patur një librezë, ku prindërit të depozitojnë kursimet e tyre, që me interesat e bankës do të shtohen dhe do të mund të përdoren për qëllimet e tyre. Deri më sot, Banka është kujdesur për aspketin promocional dhe marketingun e produktit, duke shpërndarë broshurat në të gjitha rrethet ku gjendet Banka Popullore. Në faqen e tretë të broshurës promocionale për produktin që do të hedhin në treg, është vendosur një certifikatë depozite, e cila përmban edhe një shumë simbolike prej 1 mijë lekësh. Kjo shumë i dhurohet fëmijës së porsalindur në formën e një llogarie kursimi.

Broshura do të shpërndahet në të gjitha maternitetet e rretheve ku Banka Popullore ka degët e saj. Në momentin që lind fëmija, njoftohen prindërit për dhuratën dhe u jepet certifikata. Këtë të fundit, prindërit apo të afërm të tjerë, e dorëzojnë në sportelet e bankës. Aty ata pajisen me librezën e kursimit, në emër të fëmijës së tyre. Shuma fillestare në llogari është dhurata e bankës prej 1 mijë lekësh, ndërkohë që vlera e llogarisë mund të rritet akoma më tej, nëpërmejt depozitimeve të prindërve apo të të afërmve. Në momentin e dorëzimit të certifikatës, punonjësi i bankës i dhuron prindit apo personit të paraqitur me të, edhe çorapen tjetër, duke e kompletuar kështu dhuratën fillestare të broshurës me një çorape.

Tiranë

Kavajë

Sarandë

Vlorë

Bilisht

Shëngjin

Himarë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›