Sigurimet, kompanive do t’u kontrollohen çmimet

26/03/2005 Kompanitë e Sigurimeve do të kenë një metodikë të përcaktuar për llogaritjen e çmimeve që u marrin qytetarëve për llojet e sigurimit që ofrojnë. Këshilli i Ministrave ka miratuar dje metodikën, mbi bazën e të cilave do të përcaktohet qartë ligji, pa u lënë mundësi kompanive të sigurimit të abuzojnë me vlerën e pagesave. “Qëllimi i vendimit është përcaktimi i rregullave për llogaritjen e nivelit të kërkuar të aftësisë paguese për shoqëritë e sigurimit, duke plotësuar kuadrin ligjor të fushës së sigurimeve”, ka bërë të ditur Këshilli i Ministrave. Tashmë në çdo kohë, shoqërive të sigurimit i nevojitet të kenë garancitë e nevojshme monetare, që të plotësojë detyrimet që lindin nga kontrata e sigurimit dhe të mbetet në situatë të mirë financiare. Në fokusin e ndryshimeve për procedurat dhe licensimet në fushën e sigurimeve, Këshilli i Ministrave ka miratuar dhe ndryshimet në rregulloren për licensimin e agjentëve të sigurimeve. Agjentët e sigurimit që punojnë si ndërmjetës mes kompanisë siguruese dhe qytetarëve, do të kenë rregulla më të rrepta për veprimtarinë e tyre. “Qëllimi i vendimit është rregullimi dhe kontrolli i aktivitetit të agjentit në sigurime si ndërmjetës dhe licensimi i tyre në bazë të rregullave dhe kërkesave profesionale të parashikuara, si dhe vendosja për ta e kërkesave mbi mbrojtjen e konsumatorit në sigurime”, bëhet e ditur në deklaratën për shtyp të Këshillit të Ministrave. Kështu me rregullat e reja të miratuara, agjentët janë të detyruar të zbatojnë disa kritere për të marrë licensën. Në këto kritere përfshihen pajisja e agjentit me policë sigurimi për përgjegjësitë profesionale, të ketë një depozitë bankare, si dhe garancia profesionale e vërtetuar me një certifikatë trajnimi në sigurime. Ndërkaq, procesi i licensimit konceptohet si njw fazw e vetme, që është ajo e pajisjes me licensë të agjentit në sigurime, ruajtja e konfidencialitetit të të dhënave të siguruarve nga ana e agjentit në sigurime, me qëllim mbrojtjen e tyre. Të gjitha këto ndryshime bëhen si kërkesw e BE-sw për
të forcuar rregullat në mbrojtje të
konsumatorëve. “Në kuadrin e mbrojtjes konsumatore, parashikuar në direktivat e Bashkimit Evropian për ndërmjetësimin, për herë të parë agjentit të sigurimeve i kërkohet të japë informacion të qartë për produktin që ai ofron”, bën të ditur Këshilli i Ministrave.
të forcuar rregullat në mbrojtje të
konsumatorëve. “Në kuadrin e mbrojtjes konsumatore, parashikuar në direktivat e Bashkimit Evropian për ndërmjetësimin, për herë të parë agjentit të sigurimeve i kërkohet të japë informacion të qartë për produktin që ai ofron”, bën të ditur Këshilli i Ministrave.