Vrasësi i ish-bashkëshortes dhe vetes varroset në Patos

26/03/2005 Artan Pango, dy herë i martuar,
ndau gruan e parë në vitin 1997
PATOS - Është përcjellë dje me lot në sy nga të afërmit e tij 30- vjeçari Artan Pango, i cili, një ditë më parë, vrau në Tiranë, ish-bashkëshorten dhe më pas ka plagosur veten ku ka gjetur vdekjen pas disa orësh.
Të afërm të viktimës tregojnë se ai ishte dy herë i martuar, ndërsa në familjen e tyre, këtë vit kanë ndodhur edhe dy tragjedi të tjera.
Varrimi
Qyteti i vogël naftëtar i Patosit, ka përcjelle dje, në orën 13.00, trupin e pajetë të 30-vjeçarit, lindur në këtë qytet, nga të afërm, miq e shok. Ishte i vëllai i madh, 42-vjeçari Odise Pango, ose Dhosi, siç e njohin në qytet, ai që ka sjellë për t’u varrosur pranë të afërmve të tyre, nënës dhe babait, disa vjet më parë vdekur, në varrezat publike të këtij qyteti, edhe trupin e pajetë të 30-vjeçarit Pango. Në familjen e të vëllait Odise Pango, pranë shkollës 8 vjeçare “Meleq Gostinishti”, në hyrjen modeste të katit të tretë të një pallati të vjetër 5-katësh, vijnë ende shumë njerëz për të ngushëlluar për humbjen e vëllait të tij, dhe ende shumë “psera” kanë mbetur përgjysmë.
Burime konfidenciale brenda familjes, të cilët nuk kanë dëshirë të identifikohen, të shpegojnë se Artani ka qenë një tip “i hedhur”, por, gjithsesi, për të mos folur keq për një të vdekur shqiptarisht shtojnë ”ndoshta ishte edhe mosha, ose të rriturit pa baba”.
Familja
Familja Pango ka qenë shpërngulur nga Voskopoja dhe është vendosur në Patos, rreth 20 vjet më parë. Janë 3 fëmijë Odiseja, Artani dhe motra e vetme, Natasha, e martuar, e cila banon në Tiranë. Odiseja ose Dhosi, edhe ky njihet si një njeri i rregullt dhe familjar. Ai është martuar në Patos dhe nuk e ka njohur emigracionin. Çifti Pango nuk ka fëmijë, dhe Dhosi është pronar i një njësie ushqimore. ”Janë njerëz të qetë dhe që shikojnë punën e tyre”, thonë për çiftin Pango. Nën zë nuk të bëjnë të njëjtin pohin edhe për Artanin. Ai ishte më i vogli dhe më i përkëdheluri. Megjithëse vëllai i madh ka dashur ta mbajë afër në Patos dhe nuk ka pranuar të shkojë në emigracion (pasi 2 vëllezërve u ka vdekur i ati para 18 vjetësh dhe disa vjet më vonë edhe nëna Zoica), por sërish Artani nuk e ka dëgjuar.
”Atë nuk e shihnim kurrë në Patos, thonë fqinjët e të
vallait, dhe këtu nuk vinte kurrë”. Ai nuk e dëgjoi vëllanë e madh që e kishte në vend të babait, por u mor me shumë punëra të pista, ndryshe nga familja e tij, shtojnë gojët e lagjes.
Gruaja e parë nga Durrësi
Burime konfidenciale pohojnë se Artani ka qenë një herë i martuar rreth viteve 1997, me një vajzë nga Durrësi. ”Ai qëndroi i martuar rreth 4 vjet dhe nuk bënë fëmijë. Ndoshta ky ka qenë shkaku që janë divorcuar”, thonë për të. Pas kësaj, sipas të afërmve, ai ka shkuar në Greqi, Belgjikë dhe më pas Itali, ku përflitej se nuk merrej me punë të pastra. Gjithashtu këtë “nusen“ e re askush nuk e njihte në Patos, pasi ai ka qenë larguar prej kohësh dhe nuk shkelte më kurrë në qytet”, shtojnë banorët.
Tersi me krushqinë
Mësohet se këtyre njerëzve u ka shkuar shumë ters dhe nga krushqia e Odisesë. Gruaja e tij është motra e Çaush Goxhaj, vrarë veten, më 2 janar të këtij viti, me çifte në Patos. Jo më larg se 40 ditë pas kësaj edhe djali i tij, 14-vjeçari Endrit Goxhaj, u vetëhelmua, pas një basti që vuri me shokët.
”Nuk e kuptojmë këtë tersllëk edhe në krushqi”, thonë gratë në varrim me njëra-tjetrën.