E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushti i Maqedonisë për pavarësinë

• Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Maqedonia ka mbetur e varur nga përcaktimi i demarkacionit të kufirit mes tyre, e cila është vënë në dilemë që pas një marrëveshjeje Beograd-Shkup në vitin 2001.Qeveria e Maqedonisë ka vendosur ta shënojë vijën kufitare me Kosovën, sipas marrëveshjes së 2001-it. Ndërsa Kosova kërkon një marrëveshje të re me mirëkuptimin e të dyja palëve dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve. Qeveria e Maqedonisë ka kërkuar që procesi i njohjes së pavarësisë të fillojë me shënimin e vijës kufitare Kosovë-Maqedoni, në bazë të marrëveshjes ndërmjet Shkupit dhe Beogradit, sipas të cilit 2500 hektarë tokë të Kosovës kalojnë nën administrimin maqedonas. Me këtë vendim, sipas analistëve, qeveria e Maqedonisë kërkon të kushtëzojë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Vija kufitare Kosovë-Maqedoni u bë shkak për shpërthimin e tensioneve mes etnive në vitin 2001 në Maqedoni. Marrëveshja ndërmjet Shkupit dhe Beogradit për kufirin e Kosovës ishte hedhur poshtë nga Parlamenti i Kosovës, por u pranua nga zyra e OKB-së, e cila ishte e plotfuqishme në Kosovë. Ky vendim thuhet të jetë përfshirë në planin e ndërmjetësit Marti Ahtisari, mbi bazën e të cilit Kosova shpalli pavarësinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›