Kutia e korrupsionit dhe e abuzimit të kryebashkiakut të Tiranës ende nuk po hapet nga prokuroria

Libri i abuzimeve të kupolës
Edi Rama tentoi zhvendosjen e “Lanës” dhe “zëvendësoi” objektin parashkollor me pallatet e Arian Valentina Leskajt
Kutia e korrupsionit dhe abuzimit të Edi Ramës, kryebashkiakut të Tiranës, ndërsa për ditë e më shumë po hapet në media, vetëm Prokurorinë nuk po vë në lëvizje. Në këtë shurdhëri apo horrllëk që ka pushtuar organin e akuzës, Edi Rama përpëlitet për vetëmbrojtje. Por faktet janë aq kokëshkrete, sa denoncojnë, jo vetëm zhdukjen e rrugës “Urani Pano” në qendër të Tiranës, pse Dash Peza duhet të bënte një pallat, por edhe shitjen e një sipërfaqe të konsiderueshme të Parkut Rinia, pse Besnik Sulës, nuk i mjaftonte sipërfaqja e kazinosë së “Taiwani”-t. Dhe për mes këtyre fakteve, nuk mungon ajo më e padëgjuara, që Edi Rama ka tentuar zhvendosjen e lumit “Lana”, për të afruar shtratin e tij, bashkë edhe me bulevardet anësore, pranë pallatit që po ndërton Arian Valentina Leskaj, që sikurse mund të merrte me mend, është i biri i kryetares së grupit parlamentar në ekzil, të PS-së. Ky afrim i mbetur në tentativë i lumit “Lana”, bashkë edhe me rrugët në të dy anët e saj, do të mundësonte që pallati i Arian Valentina Leskajt, i gjendur pranë një bulevardi të mundshëm të afruar pranë tij, bashkë e dhe me shtratin e lumit “Lana”, do të kishte një vlerë shumë më të madhe shtije për metër katror.
Përballë, kësaj gjëje të padëgjuar, tentativa për zhvendosjen e shtratit të lumit “Lana”, që është më e rënda, gjëra të tjera “më të vogla”, sikurse mosndërtimi i një objekti parashkollor, diku, pran rrugës “Shemsi Haka” në Tiranë, siç edhe paracaktonte “Studimi Urbanistik” i Tiranës i miratuar nga vetë Edi Rama, duken si më të parëndësishme. Gjithsesi “zhdukja” e këitj objekti parashkollor, është bërë për të vetmin qëllim, që ti vihej në dispozicion Arian Valentina Leskajt, një sipërfaqe edhe më e madhe, për ndërtimin e pallateve nga ana e tij. pallatet dihet që japin më shumë fitime, se sa mundtë (mos)jepte një objekt i mundshëm parashkollor, që me sa duket, nuk ka për tu ndërtuar asnjëherë pranë rrugës “Shemsi Haka” në Tiranë.
Kërkesa e marrë e Edi Ramës, për zhvendosjen e shtratit të “Lanës”
Më se 4 vjet e gjysmë më parë, saktësisht në 18 mars të vitit 2005, Edi Rama, lançoi me shumë pompozitet, miratimin e “Studimit Urbanistik” të Tiranës. Sipas këtij studimi, Tirana ndahej në 6 zona ndërtimi (A, B, C, D, E, Q), ku përcaktoheshin kriteret e ndërtimit për çdo zonë, bashkë edhe me parashikimet për ndërtime objekte parashkollore, apo shkollore, si dhe ambiente çlodhëse e sportive.
Por, më se një vit pas këtij “sihariqi”, saktësisht në 17 maj 2006, Edi Rama i drejtohej KRRT-së së Bashkisë së Tiranës, ku i kërkonte, midis të tjerave edhe “Rivlerësimi të pjesshëm të ‘Studimit Urbanistik’ të miratuar, hartuar nga studio private”.
Fillimisht kjo kërkesë duket normale, por kur një pjese të anëtarëve të KRRT-së së Bashkisë së Tiranës, ju desh të “ballafaqoheshin” me hartat, krahasuar me terrenin, u pa se kërkesa e Edi Ramës, ishte si qëllim, zhvendosjen e shtratit të lumit “Lana”, pranë parcelës “C 15”, ku kishte planifikuar, sikurse edhe veproi, t’i jepte leje për ndërtimin e tri pallateve, Arian Valentina Leskajt.
Është lehtësisht e kuptueshme, se zhvendosja e mundshme e shtratit të lumit “lana”, bashkë edhe me dy bulevardet përgjatë tij, “Bajram Curri” dhe “Zhan D’Ark”, pranë parcelës “C 15”, do të rriste në një masë të konsiderueshme, shitjen për metër katrorë të apartamenteve të ndërtuara prej Arian Valentina Leskajt.
Sigurisht, kjo kërkesë e Edi Ramës, drejtuar KRRT-së së Bashkisë së Tiranës, nuk u miratua dhe Lana, ende vazhdon të rrjedhë,nëpër shtratin që tentoi t’ia “privatizojë” kryebashkiaku i kryeqytetit.
Edi Rama zhduku objektin parashkollor për pallatet e Arian Valentina Leskajt
Dështimi i Edi Ramës në zhvendosjen e shtratit të lumit “Lana”, nuk e pengoi atë, që pjesërisht të realizonte dëshirën e tij, për ti dhënë leje për ndërtimin e tri pallateve Arian Valentina Leskajt. Realizimi i kësaj dëshire, kishte edhe hakmarrjen brenda. Me një të rënë të lapsit, atë të drejtë që nuk ia njohu KRRT-ja, për zhvendosjen e shtratit të lumit “Lana”, ia njohu vetes duke “fshirë” nga “Studimi Urbanistik” i Tiranës, i miratuar në 18 mars 2005, objektin parashkollor, të parashikuar për ndërtim në parcelën “C 15”. Në vend të këtij objekti parashkollor, Edi Rama i njohu vetes të drejtën, ti jepte leje ndërtimi Arian Valentina Leskajt, për ndërtimin e tri pallateve.
Procedurat për dhënien e lejeve të ndërtimit, nisën me dhënien fillimisht të lejes për shesh ndërtimi.
Në datën 29 dhjetor 2007, Drejtoria e Kontrollit të Zhvillimit Urbanistik, pranë Bashkisë së Tiranës, nëpërmjet një relacioni drejtuar KRRT-së së Bashkisë së Tiranës, i njeh të drejtën Arian Valentina Leskajt, pronar i subjektit ndërtues “Matrix Konstruksion”, të ndërtimit të tri objekteve në rrugën “Shemsi Haka”, në një sipërfaqe ndërtimi 5266 m2 (3464 m2 + 1802 m2).
Dy muaj më vonë, në 26 shkurt 2008, Edi Rama, i jep Arian Valentina Leskajt edhe lejet për ndërtimin e tri objekteve.
Dhënia e këtyre lejeve, pasohet edhe me të tjera shkelje, që lidhen me shfrytëzimin e sipërfaqes së ndërtimit. Ndërsa sipas “Studimit Urbanistik”, ishte miratuar shfrytëzimi i sipërfaqes, jo më shumë nga 50 për qind, për gjithë zonën e ndërtimit “C”, Edi Rama i lejon Arian Valentina Leskajt, që për parcelën “C 15”, kjo sipërfaqe shfrytëzimi të shkojë deri në 60 për qind.