E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE: “Koha që dialogu politik të zhvillohet vetëm në sallën e kuvendit”

Ambasadori Robert Bosch i bën thirrje opozitës të zërë në parlament vendet që i ka caktuar sovrani

Kreu i prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Robert Bosch i bëri edhe njëherë thirrje dje opozitës shqiptare që të gjejë veten dhe të rikthehet në sallën e kuvendit.
Apeli i përfaqësuesit të OSBE-së në vendin tonë, vjen në një kohë kur kryesocialisti Edi Rama jo vetëm që nuk heq dorë nga metodika e ultimatumeve, por edhe paralajmëron për mos thyerje të bojkotit.
Kësisoj, të dërguarit ndërkombëtarë në Tiranë, shohin të udhës ti përsërisin thirrjet opozitës destruktive, për vendosjen e dialogut parlamentar. “Është koha që politika të ketë një dialog të qëndrueshëm. Opozita duhet të kthehet në Kuvend, pasi aty mund të bëhet politikë. Ka ardhur koha që të dyja palët politike duhet të afrohen me njëra-tjetrën”, theksoi Bosch.
Deklaratat e tij, përfaqësuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Tiranë, u bënë në një kohë kur Edvini po sfumohet për të ndërmarrë një tjetër hap të çmendurisë së tij politike, pas skadimit të afatit për hapjen e kutive. Ndërkombëtarët apelojnë zyrtarisht për qetësimin e situatës politike dhe njëherazi i përcjellin mesazhin opozitës së destabilizuar nga interesat e Ramës dhe të klanit të tij mafioz, për rikthim në parlament.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›