Ligji më i rëndësishëm që çrrënjos ekonominë kriminale

Kuvendi miraton ligjin anti-mafia
Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmë pas diskutimeve të gjata, ligjin e anti mafia. Ligjvënësit demokratë dhe aleatët e tyre në qeveri, me unanimitet të plotë me 70 vota ‘pro’ aprovuan një ligj tepër të rëndësishëm për vendin dhe për standardet evropiane. Gjatë diskutimeve në parlament, deputetët theksuan qëndrimet e tyre dhe u shprehën në unison ‘pro’ miratimit të ligjit, por duke theksuar se pala opozitare e ka kundërshtuar fuqimisht për hir të aferave të pista kriminale të Edi Ramës dhe klanit punisto-mafioz në PS. Me miratimin e këtij ligji, lufta kundër mafies merr një dimension të ri dhe tërësisht efiçent, për të ngrirë llogaritë e krimit dhe njëherazi dhënien fund të aferave kriminale të eksponentëve politikë, duke nisur nga lejet e ndërtimit të lëshuara nga Bashkia e Tiranës.