E Diel, 1 Nëntor 2026

Kutitë, Berisha: Në një linjë me KiE, opozita ti drejtohet Venecias

TIRANE- Kryeministri Berisha ka deklaruar sot se Partia Socialiste e ka një alternativë për hapjen e kutive. Ajo, sipas Berishës mund ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe nëse kjo e fundit e lejon edhe Komisionit të Venecias. Kjo është një praktikë, deklaroi kreu i ekzekutivit e pranueshme.
“Partia Socialiste mund ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe ajo e fundit nëse e gjykon, pasi gjykatave nuk iu diktohet, mundet ti drejtohet Komisionit të Venecias. Një praktikë kjo për të cilën ne kemi qënë, jemi dhe mbetemi dakort” – tha Berisha.

Sipas Berishës, ekziston një mënyrë ligjore për të bërë transparencën e plotë, dhe kjo arrihet vetëm me ligjet e Kushtetutës.
“Unë mendoj se ekzistojnë të gjitha mundësitë ligjore. Nëqoftëse ndahemi nga inati, ekziston cdo mundësi ligjore për të zgjidhur tërësisht, për të bërë një transparencë të plotë me ligjet e Kushtetutën e vendit. E kam theksuar dhe e theksoj edhe njëherë, në Shqipëri falë shtetit ligjor nuk ekziston qoftë edhe një dokument i vetëm, i cili nuk mund të deklasifikojë, pra i cili nuk ka procedurën se si mund të bëhet publike” – nënvizoi Berisha.

Kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me deklaratën e KiE. Sipas kreut të qeverisë, deklarata është plotësisht koherente, ndërsa shprehet plotësisht dakort me sugjerimet e kësaj deklarate, duke theksuar se, “Unë mendoj se jam në një linjë me ta”.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›