E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr me policin në rrugë, arrestohet agresori

20/05/2009  I dënuar për shpërdorim detyre

TIRANE- Uniformat blu të kryeqytetit kryen dje në mesnatë arrestimin e shtetasit Arjan Shalari, banues në Tiranë, i dënuar më parë për shpërdorim detyre. Mësohet se arrestimi i tij u bë pasi në orën 01:30 gjatë shoqërimit të tij nga një lokal në rrugën “Frederik Shiroka”, ka ofenduar dhe më pas goditur me grushte një punonjës policie. Menjëherë pas këtij incidenti, punonjësi i policisë e ka shoqëruar në ambientet e komisariatit, vend në të cilin pasi është qetësuar nga pija është marrë në pyetje nga oficerët e Policisë Gjyqësore. Aktualisht materialet në ngarkim të tij do t’i kalojnë Prokurorisë së Tiranës për veprën penale të “goditjes për shkak të detyrës”. I arrestuari është ndaluar edhe në vitin 2003, kohë në të cilën akuzohej për shpërdorim detyre, pasi ishte i punësuar si agjent në sektorin e informacionit të Drejtorisë së Kontrollit të Brendshëm të M.R.P.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›