E Diel, 1 Nëntor 2026

Vritet 23-vjeçari në Korçë, 5 në pranga

Viktima është Oligert Krekeni, 23-vjeç, i cili humbi jetën pas një konflikti mesnatën e shkuar teksa po festonin ardhjen e ditës së verës.

Policia lokale ka arrestuar sot autorët e ngjarjes, përkatësisht shtetasit Ilia Zeneli 27-vjeç,  Ismir Ravolli 22-vjeç, Emiljano Nazifi 25-vjeç, Aldi Nazifi 22- vjeç, si dhe M.Q  16-vjeç. Ngjarja ndodhi teksa të rinjtë kishin konsumuar sasi të mëdha alkooli. Në grindje e sipër, ata kanë qëlluar me mjete të forta 23 vjeçarin Kreka, si dhe Saimir Yzerin, i cili ndodhet në spital.

Ndaj personave të ndaluar, rëndon vepra penale e “Vrasjes me dashje e kryer në kushtet e bashkëpunimit. Njëkohësisht vazhdon puna intensive nga ana e strukturave të policisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe dokumentimin ligjor te saj. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-03-15 13:37
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›