E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia dergon sot trupa të tjera në Bosnje

TIRANE- Misioni, trupa të tjera në Bosnje Një kontingjent trupash ushtarake shqiptare nisen sot në Bosnje-Hercegovinë, në kuadër të operacionit ALTHEA të Bashkimit Europian. Pritet që trupat të përcillen me një ceremoni zyrtare, e cila do të organizohet sot në Komandën e Brigadës Logjistike, në Tiranë.
Në ceremoni do të jetë i pranishëm ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneral brigade Maksim Malaj, ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, familjarë dhe të afërm të ushtarakëve paqeruajtës etj.

Ky kontingjent trupash, që shkon me mision në Bosnje-Hercegovinë nuk është i pari në këtë zonë. Misione të tjera vijojnë të jenë të pranishëm në Irak e Afganistan.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›