E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosi me armë vëllain, arrestohet nga policia

Policia e Tiranës njoftoi arrestimin e Kliton Ismail Vrapi, 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili një ditë më parë plagosi me armë zjarri vëllain e tij, Arben Ismail Vrapi, 48 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Gjermani.

Ngjarja e rëndë ndodhi në  Misto Mame, pranë pallateve Çabej, ndërsa policia nuk ka dhënë detaje lidhur me motivet që kanë çuar vëllezërit në këtë konflikt të armatosur.

48- vjeçari i plagosur aktualisht është i shtruar në Spitalin Ushtarak, i plagosur me dy plumba në pjesën e kofshës.

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar edhe armën e krimit, pistoletë. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›