Kuvendi vendos për raundin 3, nis seanca plenare
TIRANE- Kuvendi i Shqiperisë ka nisur seancën plenare të së enjtes, ndërsa pritet që sot të votohet edhe data e mbajtjes së raundit të tretë të votimit për Presidentin e ri të Republikës.
Vendimi eshte marre disa dite me pare gjate Konferences se Kryetareve, e cila nuk mundi te dilte me nje date konsensuale, e ne kushte te tilla, vendimi i mbetet Kuvendit, gjate seances se dites se sotme.
“Shumica e anëtarëve në Konferencë mbështetën propozimin që raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë të zhvillohet ditën e premte, dt 08.06.2012, ora 10:00″- thuhet ne deklaraten e Kuvendit.
Sipas saj, ky propozim nuk u mbështet nga anëtarët e opozitës, të cilët propozuan dy data për zhvillimin e raundit të dytë, ditën e hënë dt, 11.06.2012, ora 10:00 ose ditën e djelë, dt, 10.06.2012, ora 10:00.
“Për mungesë konsensusi, Konferenca vendosi që zgjedhja e njërit prej këtyre propozimeve të bëhet sipas Rregullores së Kuvendit, në seancën e ardhshme plenare”- theksohet ne deklarate.
Ne prag te zhvillimit të raundit te trete te votimit, maxhoranca dhe opozita ende nuk kane gjetur nje kandidature konsensuale. I vetmi kandidat per President mbetet gjyqtari, Xhezair Zaganjori, i propozuar nga maxhoranca, por që opozita nuk ka dhene konsesusin per emrin e tij.