E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raundi i 3 për presidentin, Kuvendi vendos sot datën

Kuvendi i Shqipërisë pritet të përcaktojë sot datën për raundin e tretë të votimit për kreun e ri të shtetit. Vendimi është marrë disa ditë më parë gjatë Konferencës së Kryetarëve, e cila nuk mundi të dilte me një datë konsensuale.

“Për mungesë konsensusi, Konferenca vendosi që zgjedhja e njërit prej këtyre propozimeve të bëhet sipas Rregullores së Kuvendit, në seancën e ardhshme plenare”- theksohet në deklaratën e Kuvendit.
 

Anëtarët e opozitës në Konferencën e Kryetarëve, propozuan dy data për zhvillimin e raundit të dytë, ditën e hënë dt, 11.06.2012, ora 10:00 ose ditën e djelë, dt, 10.06.2012, ora 10:00.


Dy raundet e para të votimit për presidentin e ri të vendit u mbyllën pa kandidatë. Mazhoranca ka shpallur  kandidaturën e saj, anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Xhezair Zaganjorin, por kjo kandidaturë nuk është pranuar nga opozita e cila e cilëson si të njëanshme. Ndërkohë që opozita deklaron se nuk do të propozojë asnjë kandidat për zgjedhjen e kreut të shtetit, por kërkon që mazhoranca të sjellë kandidatura konsensuale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›