E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha:Gj. Kushtetuese ka përmbushur me dinjitet rolin e saj

Kryeministri Berisha ka deklaruar sot se gjatë këtyre viteve, Gjykata Kushtetuese ka pasqyruar përpjekjet e mëdha të shqiptarëve për konsolidimin e shtetit të së drejtës. Duke folur në ceremoninë e 20-vjetorit të krijimit të kësaj gjykate, kryeministri Berisha u shpreh se, pavarësisht nga vështirësitë, nga debatet, apo dritëhijet, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka përmbushur me dinjitet të plotë këtë rol dhe, pa rolin e saj, Shqipëria nuk do të mund të kishte një demokraci funksionuese.

"Roli i Gjykatës Kushtetuese, vijoi Kryeministri, vjen e bëhet gjithnjë e më i madh, për faktin se Shqipëria ka si aspiratë kryesore aspiratën e integrimit të vendit në Evropë dhe, në këtë proces ecet duke vendosur një univers të tërë ligjesh, normash, praktikash të domosdoshme, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të gëzojnë ato liri e të drejta që gëzojnë qytetarët evropianë.
 

Ai ka theksuar më tej se Gjykata Kushtetuese ka një rol të rëndësishëm në rrugën integruese të vendit në Bashkimin Europian. “Në tërë këtë proces roli i Gjykatës Kushtetuese ka qënë një rol i një rëndësie të veçantë, i cili vjen duke u bërë gjithnjë e më i madh për faktin se Shqipëria ka si aspiratën kryesore intergrimin. Në këtë proces ecet duke vendosur një univers të tërë ligjesh, normash që qytetarët të gëzojnë ato liri dhe të drejta që gëzojnë qytetarët europianë” shtoi më tej kryeministri.

Ai ka theksuar më tej se Gjykata Kushtetuese ka një rol të rëndësishëm në rrugën integruese të vendit në Bashkimin Europian.
“ Në tërë këtë proces, roli i Gjykatës Kushtetuese ka qenë një rol i një rëndësie të veçantë. Roli i Gjykatës Kushtetuese vjen e bëhet gjithnjë e më i madh, për faktin se Shqipëria ka si aspiratë kryesore aspiratën e integrimit të vendit në Evropë. Në këtë proces ecet duke vendosur një univers të tërë ligjesh, normash, praktikash të domosdoshme, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të gëzojnë ato liri e të drejta që gëzojnë qytetarët evropianë” shtoi më tej kryeministri.
 

Kryeministri Berisha gjithashtu ka shprehur besim se Gjykata Kushtetuese me një bazë solide do të vijojë përsosjen e saj. “Duke shprehur besim të madh se arkiva e pasur 20 vjeçare e Gjykatës Kushtetuese, tradita dhe trashëgimia e saj, përbëjnë një bazë solide për një veprim të ardhshëm gjithnjë në përsosje të saj, shpreh bindjen se demokracia shqiptare, Shqipëria në tërësi, do të ecë e sigurt drejt horizontit që pret dhe meriton, drejt integrimit në BE. Dua t`ju përgëzoj për kontributin e çmuar që keni dhënë në plotësimin e vakumeve në Kushtetutën e vendit. Në arsyetimet dhe gjykimet tuaja janë bërë plotësime jashtëzakonisht të rëndësishme të Kushtetutës, pasi në Shqipëri, vendimet e Gjykatës kanë fuqinë dhe vlerën e prerogativës, normës kushtetuese" shtoi më tej Berisha.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›