AK nis fushatën “Abetare në çdo familje shqiptare në emigracion”
TIRANE-Aleanca “Kuq e Zi” ka nisur sot fushatën me moton “Abetare në çdo familje shqiptare në emigracion”.
Në një deklaratë për shtyp AK-ja thekson se kjo është një fushatë kundër asimilimit të shqiptarëve.
Sipas Aleancës, fëmijët në emigracion po humbasin gjuhën shqipe ndërsa u ka bërë thirrje nënave t`u mësojnë atyre gjuhën kombëtare fëmijëve të tyre me qëllim që kjo gjuhë mos njohë kurrë vdekje.
Aleanca ka theksuar se me rastin e Krishtlindjeve aktivistët e saj do të shpërndajnë mijëra abetare për fëmijët shqiptarë në Angli, Itali, Greqi, SHBA, Belgjikë e Preshevë.
“Mbroni shqipen si Arbëreshët, si stërnipat e Skënderbeut “ thekson AK-ja ndërsa u ka kërkuar të gjithë shqiptarëve në emigracion të flasin vetëm shqip.
(d.b/BalkanWeb)